70% e protestuesve kanë lindur pas vitit 1997. Ata nuk kanë parë as tanke në bulevard dhe as çfarë do të thotë shtet-rrethim policor.
Në orën 18:00, kur sot fillon protesta, ishte ora e mbylljes në shtëpi dhe kërcisnin kallashnikovët nga dritarja në dritare.
Pas orës 18:00, në rrugë nacionale të dilnin vetëm maskat dhe nuk e kaloje dot as urën e Milotit dhe as urën e Mifolit.
Gratë nuk mban dot varse në qafë apo orë në dorë se ja u grabisnin në çdo rrugë të Tiranës.
Po në 21 Janar 2011 sa vjeç kanë qenë shumica e flamingove?
A do merrnin dot të dashurat, gratë apo fëmijët në bulevard nëse do ishte Sali Berisha kryeministër?
A do dilnin me familjen xhiro nëse do vriteshin 4 protestues dhe plagoseshin dhjetëra të tjerë?
Sa vjeç ishin protestuesit në 26 Maj 1996, kur u arrestuan 350 protestues dhe u rrahën barbarisht me mijëra?
A do dilnin dot me lapsa dhe kartona që të pikturonin fëmijët e tyre nëse bulevardi do të lahej me gjak si dikur?
Sa vjeç ishin flamingot kur mijëra kuqezi protestonin për dhurimin 6 milje të detit Greqisë apo sekuestrimin e vilave në Gjirin e Lalzit dhe 100% e televizioneve apo gazetave nuk jepnin asnjë lajm dhe jo më të transmetohej LIVE?
A e dinë flamingot se çfarë luksi është të kesh 100% të mediave 4 orë transmetim edhe kur bëjnë xhiro në unazë?
A e dinë flamingot çfarë fati kanë të demonstrojnë në vitin 2026 duke pasur çdo TV, portal, gazetë apo rrjet social në transmeti dhe çdo panel analistësh të diskutoj për ata?
A e dinë flamingot që në 2011 kanë dalë 30.000 protestues në bulevard për arrestimin e Berishës dhe nuk është dhënë as 3 sekonda lajm në asnjë televizion, asnjë portal dhe nuk guxonte asnjë panel në mbremje ta kishte temë debati?
Ndoshta nuk është koha për t’i kujtuar, por thjesht për t’i sugjeruar që s’ka vend për t’u ankuar.
Fitoni betejën shpejt pa u shuar, se keni fat që protestoni pa pasur përballë një kryeministër si Berisha, pasi në të kundërt dhuna do e zvogëlonte protestën tuaj, sepse minimalisht nëse do plasre dhuna policiore aty nuk do ishin familjet tuaja (gra, fëmijë), por as blogerët që dalin për foto në Instagram.
Më vjen për të qeshur kur pashë vajzën e një ish-ministre socialiste, që dhe babain e ka pasur 30 vjet kryetar gjykate, që ulëriste kundër establishmentit të vjetër, por kurrë s’i përmendi prindërit e saj.
Protestat janë një model i rinisë, por që dikush duhet t’ju kujtojë që me 10 minuta mikrofon në dorë nuk bëhesh dot opozitar.
Ata duhet të kenë respekt për brezat e tjerë që kanë 30 vjet duke protestuar mes plumbave, gjakut dhe dhunës shtetërore.
Të thuash sot “Berisha në burg”, apo “Rama në burg”, është e drejtë e tyre, por t’i hidhje anti-plumbin Berishës në dyert e kryeministrisë kur ishte në kulmin e pushtetit ishte heroizëm.
Largoni çdo qeveri që ju ka gënjyer por kur të ndërtoni alternativën tuaj politike. Në të kundërt largimi i Ramës sjell automatikisht me rotacion Berishën.
E nëse rikthehet Berisha as ju dhe as niprit tuaj s’do kenë shans për të protestuar njësoj si prindërit tuaj nuk kalonin as urën e Lanës kur Sali Berisha ishte kryeministër.
Ashtu siç thonte nje kolegia e tij atëherë”
“Guxoni afrohuni se plumbi ballit ju pret”
Komente








Nuk fotë kishte shsnc përyë protestuar gra dhe fëmij se bandat kriminale të Laçit,Mamurrsit,Rropojës Kuksit,Shijakut nuk doti lejoshin si gjithnjë i rrifshin ky është ndryshimi mes PD së krimit dhe PS
PërgjigjuNje analize shume e sakte
PërgjigjuRama nuk vret, por perdor taksimin si mjet tjeter i tmerrshem dhe i padrejte ndaj biznesit te vogel dhe familjeve qe futen cdo dite ne veshtiresi. Cdo dite vijne tek dera pusulla, email, inspektore nga bashkia dhe tatimet me alternativen Aliut apo Kadiut?
PërgjigjuE vërtetë e hidhur por e vërtetë është. S'ka lidhje brezi, ka toleranca që ka pushteti i sotëm me atë të djeshmin. Dhe të njëjtën gjë do bëjë i djeshmi po t'i jepet mundësia, gropën do ju bëjë të gjithëve dhe do fillojë nga e para. Mos prisni të vdesë Berisha, "nuk ha mortja mut", thotë populli, por shiheni: s'ka pushtet dhe ulërtet natë për natë në TV, të gjitha që thotë artikullshkruesi i dimë ne që e kemi jetuar pushtetin e tij vrasës, shkatërrues dhe që zhvlerësoi gjithshka ishte arritur, sidomos punën, mos punoni, mos paguani se do ju vijnë paratë me shumicë. Dhe erdhën, piramidat, droga, shkrirja e shinave dhe metaleve të tjera në Mal të zi, për një copë bukë, dhe s'kemi hekurudha thonë, i shkatërroi politika e Berishës në shërbim të pronarëve të tij. Dhe tani këtë po bën, me propogandën dezinformuese, me shpifjet që nxjerr nga goja e tij e fëlliqur. Shqipëria do vazhdojë përpara, duan apo s'duan 90 % e protestuesve alla Berishë.
PërgjigjuA je duke thene qe pasi Edi na vodhi, vrau, perzuri, varferoi, semuri, shpopulloi AMA na la te protestojme bashke me femijet. NJE PYETJE: Si numnd te pengojne 1000 police 60,000 protestues? Ose me thjeshte: A i neutralizojne dot 60 protestues nga 1 polic?
PërgjigjuNgadale, Shqiperia nuk ishte kaq e hapur eshte brez tjeter ky! Sa vjec ishe ti kur studenten rrezuan regjimin?
PërgjigjuPo merita e kujt eshte moj Merita qe Shqiperia eshte kaq e hapur per te protestuar dhe te mos kete viktima? Jane mbledhur zombit dhe mashtruesit per te protestuarnuk rezohet qeveria me berishistet .