Ilir Meta rrezikon 20 vite burg. Dmth: Në vitin 2044 kur ai të jetë 75 vjeç mund të kemi disa tituj në lajme: “Lirohet nga burgu, ish-presidenti Ilir Meta.”
Disa breza nuk do e njohin….Disa breza do e harrojnë….Ilir Meta akuzohet për disa vepra penale.
Ilir Meta u hetua nga 6 shërbime sekrete dhe 5 prokurori partnere: SHBA, Austri, Itali, San Marino dhe Qipro. Ilir Meta ka dhjetra prova dhe fakte të gjurmuara por dhe të siguruara si të pakontestueshme.
5 dëshmitarë kanë qënë miqtë e tij dhe kanë pranuar bashkpunim me drejtësinë. Ilir Meta akuzohet për disa afera, disa episode, disa krime, disa vepra dhe ndryshe nga çdo politikan tjetër është i pashpresë në bankën e të akuzuarve.
Por pse mediat, harxhojnë “bateritë” e tyre me formën e ekzekutimit të arrestimit në rrugë? Arrestimi edhe sikur të ishte bërë në plazh, në mal, në tarracë, në zyrë apo në hotel ku ai fle çdo natë, nuk do ndryshonte asgjë.
Kjo histori më kujton një të sëmur psiqik, që e kisha dikur në lagjen time. Atij i kishte ndërruar jetë nëna i tij, dhe po qante tek cepi i pallatit. U ndala dhe e pyeta: Artur çfarë ka ndodhur?
Ai mu përgjigj: “Më ka vdekur mamaja Kreshnik, por nuk po qaj për mamin, por qaj se po bie shumë shi dhe do lagen njerzit që do vinë për ngushëllim” I vura dorën në sup dhe i dhurova çadrën time.
Arturi u lumturua shumë. Iku i qeshur, duke harruar xhenazen dhe shiun….. Mu kujtua kjo histori me ata që 24 orë gjykojnë kapjen për zhelesh të Ilir Metës, njeriut që kapi nga zhelet 34 vjet shqiptarët dhe u zvarrit sa majtas dhe djathtas me çdo karrige pushteti.
Shqip dhe troç: Arrestimi në rrugë është i ligjshëm. Asnjë përjashtim nuk parashikohet në proçedurë për një ish-kryeministër. Ligji është i barabartë për të gjithë.
Arrestimi në rrugë i Ilir Metës është 100% ligjor dhe nuk krahasohet me kërcënimet dhe shantazhi që ai kryete çdo javë duke denigruar prokurorë dhe familjet e tyre në media. Kur policia ekzekuton një vendim gjykate, është vepër penale të kundërshtosh ekzekutimin.
Por Ilir Meta nuk pati as integritetin që aktin e tij të fundit në publik ta preste me dinjitet dhe si burrë shteti. Ai dje nuk pati as kurajon e Fatos Nanos apo Ramiz Alisë që shkuan dhe pranuan me kokën lart verdiktin e drejtsisë shqiptare.
Madje as të burgosurit ordiner nuk reagojnë ashtu si Ilir Meta. Kemi parë qindra kriminel që kanë “dinjitet” gjatë arrestimit. Në fakt Meta s’ka qenë kurr burrë shteti.
Në fakt Meta ka pasur pushtet por asnjëherë personalitet shtetror. Si hijenë erdhi në politikë dhe si hijenë u largua. Dje Meta u arrestua në emër të popullit.
Duhet ishte arrestuar 13 vjet më parë, atëherë kur ndante para me ministrin e tij, dhe kur u vranë 4 protestues kundër tij. Atëherë i shpëtoi drejtsisë sepse e mbrojti Berisha dhe më pas e mbrojti edhe Edi Rama.
Dje Meta ngeli i vetëm….. I gjithë populli e mirëpriti prangosjen e tij.
Teatri mediatik vazhdoi në mbrëmje, nga ata që shpresojnë të ringjallet kufoma dhe duan të përdorin funeralin e tij. Mos u merrni me arrestimin por me burgimin e tij dhe vitet që do harrohet brenda.