Kreu i KLSH në Kuvend: Mjekët e familjes dhanë ilaçe me rimbursim në emër të të vdekurve!

Skandali që shpërtheu në spitalin onkologjik është vetëm maja e ajsbergut – tha kreu i Kontrollit të Lartë Shtetëror, Arben Shehu, para deputetëve në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, të cilëve u përpoq t’ua bëjë të qartë me shembuj konkret

“Situata në onkologjik është pika fundore e përgjegjësisë. Ne kemi edhe raste ku janë bërë trajtime për shtetas që nuk jetojnë më”, tha Shehu.

Këtu Shehu i referohet një auditimi të KLSH-së për të cilin është dhe kallëzim, kryer tek Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ku ka rezultuar se në vitet 2021-2022, se nga mjekët e familjes janë lëshuar receta me ilaçe rimbursimi për 60 qytetarë (24 raste në 2021 dhe 36 raste në 2022) që kishin ndërruar jetë, me vlerë totale 372,361 lekë.

"A keni bere kallëzim penal për çështjen e onkologjikut", pyeti kreu i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi

“Kallëzimi me Onkologjikun është bërë dhe për disa institucione të tjera”, u përgjigj kreu i KLSH-së.

Që institucionet shtetërore nuk marrin masa për sigurinë e qytetarëve, kreu i KLSH-së e argumentoi me dështimin sipas tij të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, që nuk bllokoi dot shitjet e akulloreve me Oksid Etileni, në vitin 2021, edhe pse kishte marrë dijeni nga autoritet e BE-së për përmbajtjen kancerogjene. Për pasojë thotë KLSH- u konsuamuan 13.2 ton akullore me lëndë të rrezikshme dhe nga tregu u tërhoqën vetëm 4.3 tonë.

“Nëse ne kemi institucione të papërgjegjshme, duhet të çojmë përgjegjësit përpara ligjit. Duhet ta kishit ngritur këtë shqetësim që atëherë si një alarm që të nderuar deputetë keni në dorë të ndërhyni”, tha Shalsi.

“Në vitin 2021 kemi bërë edhe për AKU kallëzim për akulloret jo në prokurorinë speciale, dhe është vendosur mos-pranim i kërkesës dhe jemi në proces ankimimi”, tha Shehu.

“Duhet të thërrasim AKU-në për ta dëgjuar. Duhet të bëjmë ballafaqim, dhe duhet ta shohim këtë situatë me shumë vëmendje”, tha Ekonomi.

Për shtimin e të prekurve me tumor, 6 mijë raste të reja cdo vit (ose 40% e rasteve të sëmundjeve të reja në vit) kreu i KLSH, kërkoi që Ministria e Shëndetësisë të zbulojë arsyet.

Gjatë prezantimit të raportit të KLSH për vitin 2023, Arben Shehu tha se audituesit kanë konstatuar 72.3 miliardë lekë dëm ekonomik për shkak të keq menaxhimit të fondeve publike dhe shkeljeve ligjore të kryera nga administrata shtetërore dhe vendore.

 

G.M./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 16/07/2024 18:19

    Jam rritur me zoterine! Ka qene absolute, me integritet dhe i shkelqyer ne cdo aspekt! Kush e ka degjuar sot e ka kuptuar se eshte profesionist dhe atdhetare! Respekte A.Shehu!

    Përgjigju
  • Edi: 16/07/2024 18:10

    Hajdeee jo po ua ka fajin KLSH pse ben me se miri punen! Ore po shyqyr qe ka akoma njerez te mire qe e duan kete vend! Bravo drejtuesi i KLSH qe edhe pse po i nderpritej fjala, ruajti qetesine, foli me maturi dhe referuar ligjit per situtat e hasura! Respekte per Profesionistet e vendit tone!

    Përgjigju
  • xhei: 16/07/2024 18:00

    jemi kthyer ne derra cfare nuk hame dhe nuk flasim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Juventusi prezanton fanellën e sezonit të ri

FOTO/ Juventusi prezanton fanellën e sezonit të ri