Dyshime për tradhti/ Burri masakron gruan, shkon në lokal i gjakosur e porosit kafe: Lajmëroni policinë, se e vrava

Shënohet një tjetër viktimë në Vlorë nga krimi brenda familjes. Burri ka masakruar gruan pas një konflikti në familje, pasi dyshonte se kishte një lidhje jashtëmartesore. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë mesditën e sotme. Viktima është Laureta Sulo 44-vjeçe, ndërsa autori është Lavdosh Sulo 56-vjeç. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës, ku çifti kishte edhe një servis dhe ku punonin të dy. Shqiptarja.com siguron fotot e viktimës e të autorit dhe pamjet nga banesa ku ndodhi krimi. 

Gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili raporton se rreth orës 13:00 pas një konflikti në banesë 56-vjeçari e ka qëlluar disa herë në kokë bashkëshorten me sëpatë dhe thikë në fyt, e cila u dërgua në spital me shpejtësi, por ndërroi jetë në orën 13:30 si pasojë e plagëve të marra. Ndërsa sipas policisë, 44-vjeçarja është qëlluar me levë. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se pasi ka vrarë gruan ka shkuar në lokal i gjakosur, ka porositur një kafe dhe më pas u ka thënë të pranishme "lajmëroni policinë, se vrava gruan".

Çifti Sulo ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, ndërsa shkak i konflikteve të shpeshta që çuan deri në vrasjen e gruas nga të dhënat e para mësohet se ka qenë xhelozia dhe dyshimet për lidhje jashtëmartesore. Madje, 6 ditë më parë vëllai i autorit ka tentuar që të vrasë me çifte personin që dyshonte se ishte i dashuri i kunatës së tij, por pas arrestimit u lirua.

Këtë vit janë shënuar 8 viktima nga krimet në familje në Shqipëri nga Vlora, Tirana, Korça dhe Gramshi. Në fillim të vitit në Ballsh burri vrau gruan dhe kunatën pas sherrit në familje (lexo këtu). Në datë 14 janar në Tiranë, dhëndri vrau vjehrrën dhe vjehrrin dhe më pas i dha fund jetës pas sherrit në familje (lexo këtu). Në datë 6 shkurt në Vlorë pas sherrit në familje burri mbyti gruan (lexo ketu). Në 12 shkurt burri vrau gruan me armën e shërbimit në Allias të Tiranës pas debateve në familje (lexo ketu). Në datë 4 mars djali i dehur në Korçë mbyti nënën 85-vjeçare të cilën e dhunonte prej kohësh për shkak se ishte i alkolizuar (lexo ketu). Ndërsa në 23 mars po të këtij viti burri mbyti gruan në Gramsh (lexo ketu).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:04
Lidhja jashtëmartesore, vëllai i autorit tentoi të vriste të dashurin e kunatës 6 ditë më parë

Me rreth te kuq Arben Sulo

Burime për Shqiptarja.com dhe Report Tv nga Vlora pohojnë se shkaku i gjithë konfliktit në familje kanë qenë dyshimet se 44-vjeçarja kishte një lidhje jashtëmartesore. Për këtë shkak disa ditë më parë në Vlorë në fshatin Alikokë, vëllai i autorit të vrasjes sot në Babicë, Arben Sulo që shfaqet në pamje mjaft i tronditur pasi ka mësuar lajmin, tentoi që të vriste me armë gjahu personin që dyshohet se kishte lidhje jashtëmartesore me kunatën e tij, i cili është kushëri i tij, L.S. 46 vjeç. Arben Sulo u arrestua dhe më pas u lirua.  Konflikti agravoi në familje dhe sot Lavdosh Sulo vrau gruan duke e masakruar me sëpatë dhe thikë.

Njoftimi i policisë në 19 Qershor
Tenton të vrasë me armë gjahu kushëririn e tij – vihet në pranga nga policia autori. Mbrëmjen e djeshme pas marrjes së informacionit se në fshatin Babicë e Madhe ka konflikt me armë midis dy personave, menjëherë shërbimet e policisë janë afruar në vendin e ngjarjes duke bërë parandalimin e një vrasje të mundshme.

Konkretisht në vendin e quajtur “Alikokë” Babicë e Madhe, shtetasi A. S., 44 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë gjahu (teke) shtetasin L. S., 46 vjeç, për motive të dobëta (kushërinj me njëri-tjetrin). Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasit A. S, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ora 14:40
Autori dhe viktima/ Ja kush është gruaja që u vra nga burri sot në Vlorë (FOTO)

1561466541_1561466534vrasjavloresulo.jpg

Lavdosh Sulo dhe Laureta Sulo

Shqiptarja.com siguron fotot e viktimës dhe të autorit sot në Vlorë. Lavdosh Sulo 56-vjeç masakroi gruan Laureta Sulo 44-vjeç me sëpatë dhe thikë duke e vrarë. Shkak i konfliktit mësohet se ka qenë xhelozia në çift prej kohësh, ndërsa në 2012 autori kishte qenë proceduar për dhunë në familje.

Ora 14:27
Sot vrau gruan, 7 vite më parë autori ishte proceduar për dhunë në familje

1561465791_1561465760vlore.jpg
Shqiptarja.com mëson se në vitin 2012 Lavdosh Sulo ka qenë proceduar për dhunë në familje. Çifti kishte grindje të shpeshta në familje që kulmuan me ngjarjen e sotme, ku 56-vjeçari vrau 44-vjeçaren.

Ora 13:54
'Oh çfarë më bëre' Momenti prekës në Vlorë kur kunati mëson lajmin e vdekjes, shkak xhelozia (VIDEO)

Çifti Sulo ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, ndërsa shkak i konflikteve të shpeshta që çuan deri në vrasjen e gruas nga të dhënat e para mësohet se ka qenë xhelozia. Familjarët e 44-vjeçares janë tronditur nga lajmi, ndërsa në pamjet e siguruara nga Report Tv nga Vlora duket momenti prekës kur kunati i viktimës (vëllai i autorit Arben Sulo) mëson ngjarjen e rëndë që ka ndodhur.

1561463825_1561463697vellaiiviktimes.jpg

Ora 13:41
'Vrava gruan'/ Pasi e masakroi burri shkoi në lokal dhe i gjakosur porositi kafe (EMRAT)


Autori i vrasjes në Vlorë është Lavdosh Sulo, viktima është Laureta Sulo 44-vjeçe. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se pasi ka vrarë gruan ka shkuar në lokal i gjakosur, ka porositur një kafe dhe më pas u ka thënë të pranishme "lajmëroni policinë, se vrava gruan".

Ora 13:38
Report Tv sjell pamjet, ja banesa ku ndodhi vrasja në familje në Vlorë

Report Tv sjell pamjet nga banesa në fshatin Babicë në qytetin e Vlorës ku burri masakroi gruan me sëpatë dhe thikë pas një debati në familje.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 26/06/2019 06:05

    DRAME SHQIPTARE!!!

    Përgjigju
  • Fredi: 25/06/2019 21:32

    Vlonjatët popull neandërtal!

    Përgjigju
    • Endri: 26/06/2019 18:57

      Jane maloke te ardhur nga veriu. Dhe jo neandertal, por afrikane te sjelle si skllever ne antikitet http://britam.org/Haplogroup-E1b1b.jpg https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/59/Boulanger-gustave-clarence-rudolphe-french-1824-1888-the-slave-market.png/1280px-Boulanger-gustave-clarence-rudolphe-french-1824-1888-the-slave-market.png

    • Aliu: 25/06/2019 23:02

      Ky Fredi antropologu, që si di kuptimin krahasimit që i bën popullit të Vlorës nga leshin është? Më mirë neandertal se Australopiteco si puna jote qe krahason njith popullin e vlores

  • Viktori: 25/06/2019 16:13

    Shteti ka per detyre ta mbroi kete qenje njerezore nga njerezit qe frike kane nga vetvetja,burrecat meritojne burg te perjetshem.Ky akt,shume akte qe u beren gjate ketij viti ne vendin tone dhe moren ne qafe femren e pa mbrojtuar duhet gjykuar forte nga shteti,qe te tjeret burreca mos te kryejne me kurre keso aktesh te tmerrshme

    Përgjigju
  • Mili: 25/06/2019 16:06

    Njeriu qe eshte njeri, ndahet! Shtaza vret! Të hetohen ata që e kanë lene të lire përpara 7 vjetëve perderisa paska qënë i proceduar per dhunë, ndersa ky bajgë të kalbet në burg!

    Përgjigju
  • PPSH: 25/06/2019 15:34

    Kjo ashte demokracija si shkatrroj familjete shqiptare

    Përgjigju
  • Shqip: 25/06/2019 15:25

    Vlora eshte rregulluar shume eshte bere si nje qytet europian tani e degjova krykumunarin kur fliste.

    Përgjigju
  • WTF: 25/06/2019 15:23

    Njerëz me bisht!

    Përgjigju
  • Shef turi: 25/06/2019 14:40

    Mire si ska ndodhur ne veri se sdo pushoshin komentet maloke kafshe etj etj ndodh ne jug asnji sben komente e çuditshme

    Përgjigju
    • Verior: 25/06/2019 17:24

      Tirona=pasiva barkderra pijanece me ngjyre

    • Tirona: 25/06/2019 15:55

      Maloku = derra

  • Vlonjati djali lushnjarit: 25/06/2019 14:00

    Ça bëjn kta vlonjatët kan mend në kokë? Hashot vlonjat na e kanë bër Vlorën që të ikim prej saj.

    Përgjigju
    • Omega: 26/06/2019 07:05

      Ne Babice....???Ata kane edukate nga Kakami dhe Gaxhao!!!???Habi e madhe???

    • xXx: 25/06/2019 19:39

      Ik loz me preshe me babain se je dhe krenare,njerez si puna jote i duhen fushave te preshit...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025