Krimet e rënda/ Shtyhet sërish seanca ndaj bandës së 'Habilajve'

Krimet e rënda/ Shtyhet sërish seanca ndaj bandës së 'Habilajve'

Shtyhet për të katërtën herë seanca paraprake e grupit “Habilaj” i akuzuar për trafik narkotikësh kryer në bashkëpunim nga Vlora drejt Italisë.Seanca u shty për shkak se mungonin dy nga tetë avokatët, ndërrkohë që të pandehurit nuk kishin marrë dijeni për procesin. Të pranishëm në seancë ishin  tre prokurorët e çështje, Dritan Prenci, Arenc Çela dhe Vladimir Mara.

Ndërkohë, më herët Gjykata ka dërguar letër njoftime për të pandehurit të cilët ndodhen në paraburgim në Itali, pasi po gjykohen edhe atje për të njëjtat akuza. Është kjo arsyeja që seanca paraprake për grupin është shtyrë disa herë.

Të pandehur nga Prokuroria për Krime të Rënda u morën Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Fatmir Minaj, Sabaudin Çela, Nezar Seiti, Armando Koçerri, Armando Sulaj, Maridjan Sulaj dhe Tigrens Mezuaraj.

Ndërkohë, i vetmi që ndodhet në Shqipëri është Armando Koçerri.

Ata akuzohen se në bashkëpunim, në formën e grupit gë strukturuar kriminal kanë tfafikuar drejt Italisë tonelata me lëndë narkotike kanabis sativa.

Seanca e radhës do të mbahet në datë 19 Mars.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë

Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë