'Krimi përfiton nga financat publike në Fier', Armando Subashi reagon për deklaratat e Koçit: Nuk bëhen dot diversione me PS! SPAK nuk ka qenë në zyrat e bashkisë

FIER- Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka komentuar për herë të parë akuzat e deputetit të zgjedhur në këtë qytet, Petro Koçit, se krimi është shtrirë mbi financat publike në Fier.

Subashi tha se nuk ka asnjë akuzë ndaj tij nga Petro Koçi apo ndaj bashkisë së Fierit. Ai shtoi se akuzat janë keqinterpretuar me dashje kundër tij, ndërkohë që theksoi se mbështet pretendimet e deputetit të PS-së, për të denoncuar çdo rast abuzimi.

Subashi tha se po bëhen përpjekje për të bërë diversione në PS, ndërkohë që pohoi se ku ka abuzime të këtij lloj, duhet të trajtohen dhe secili të mbaj përgjegjësit. Kryebashkiaku Subashi, mohoi që në bashkinë e Fierit të ketë pasur kontrolle nga SPAK.

Ndaj meje? Ndaj meje? Këtu po abuzon, me dashje apo pa dashje. Të lutëm, këto diversione nuk bëhen me PS. Në asnjë moment, deputeti Koçi nuk bëhet asnjë sinuatë për Bashkinë. Ishin problem në parim. Nuk jemi kundër tyre, i mbështesim. Ku ka abuzime të trajtohen. Secili të mbajë përgjegjësitë e veta.

Ka qenë spekulim i pastër i shumë mediave, me dashje apo pa dashje kanë shtrembëruar një shqetësim real, ose z.Koçi e mendon që është real dhe e kanalizojnë drejt Bashkisë. Duke vendosur një deputet përballë kryebashkiakut ky është lajm. Abuzim. Edhe ju që bëtë pyetjen bëtë abuzim. SPAK nuk ka qenë në zyrat e bashkisë së Fierit. Është një fake news nuk di pse është përhapur.

Nuk e di pse është përhapur, ju takon juve gazetarëve ti zhbironi dhe hetoni. Kjo është e vërteta, çdo institucion është i hapur, për çdo procedurë, për çdo gjë që organet ligjzbatuese e shohin, patjetër s’ka asgjë të keqe. ‘’- tha Subashi.

Kujtojmë se Koçi i bëri deklarata e forta më 16 korrik, fillimisht përmes një postimi në Facebook dhe më pas më të zgjeruara në një intervistë për Report Tv.  

“Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat.  Bota e krimit dhe te korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.  Protagoniste të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtareve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrenteve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit. Të fuqizuar sidomos duke lare paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona. Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar”, tha ish-Zv. ministri i Mbrojtjes Petro Koçi 10 ditë më  parë.

Kjo ishte një deklaratë befasuese, por dhe e guximshme, duke qenë se Bashkia e Fierit drejtohet pikërisht nga socialistët dhe vjen në një kohë kur SPAK ka qenë shumë aktiv. Si fillim në “rrjetën” e SPAK ra kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe i akuzuat për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderët. Më pas ishte operacioni në Ministrinë e Brendshme ku u arrestuan zyrtarë dhe ish-zyrtarë për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit dhe së fundmi lënia në arrest shtëpia te ish-zv. ministres së Brendshme, Rovena Voda e cila në këmbim të një vendi pune mori 2 mijë euro, celular dhe një arkë me peshk.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ish-kryeprokurori Llalla dënohet me dy vite burg, a besoni se drejtësia e re do të ndëshkojë edhe të tjerë zyrtarë të lartë?

Komento

Komente

  • Fieri: 30/07/2021 08:13

    Kur te arrestohet armando subashi ateher mendoj se mund te behemi shtet ,le te shpresojm ..qe irena ti coj buken ne burg.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

I dënuar për vrasjen e 4 oficerëve/ Dritan Dajti shoqërohet sërish me urgjencë drejt spitalit në masa të rrepta sigurie