Kritikat ndaj Oltës në BBV? Gerta Gixhari thyen heshtjen: Po abuzohet, njerëzit nuk e kuptojnë çfarë po shkaktojnë

“Po abuzojnë, sot po e bëjnë dhe shumë rëndë madje. Njerzit nuk mendohen fare se çfarë janë në gjendje t’i shkaktojnë tjetrit. Këtë vit po abuzojnë më tepër se me vitin e shkuar.” shprehet Gerta Gixhari në një intervistë për Report Tv.

Me këtë deklaratë në emisionin ‘N’kohë me gazetarin Ermal Qori, moderatorja Gerta Gixhari ka thyer heshtjen duke i dal në mbrojtje Oltës, motrës së saj brenda shtëpisë në Big Brother Vip. Sipas Gertës, gjithçka që po ndodh në rrjetë kundër lojës së Oltës është duke u përdorur në një mënyrë jo të drejtë.

Ftesën për tu bërë pjesë e këtij spektakli e ka marrë edhe Gerta. Gjatë intervistës, moderatorja rrëfeu arsyet përse refuzoi kërkesën e produksionit.

“Ftesën e  kam patur që vitin e kaluar, por isha skeptike me futjen time në BB dhe nfaj se pranova, jam natyrë që mund të përballem me sfida. Kisha frikën me abuzimin që ndodh jashtë, me abuzimin që ndodh pa pikë frike fare  dhe njerzit nuk mendohen fare se çfarë shkaktojnë.”- tha ajo.

Për 25 minuta Gixhari ka rrëfyer gjithçka lidhet me jetën e saj profesionale mediatike. Fillimisht ajo është ndalur te fillimet e saj në gazetarinë politike e më pas ka zbuluar detaje edhe për pasionin e saj të fshehtë, udhëtimet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:30
Gerta Gixhari tregon merakun e jetës: Më tremb e ardhmja e fëmijëve të mi! Asgjë nuk fitohet lehtë në këtë jetë

Jetesa në Shqipëri shihet me mëdyshje dhe me pasiguri për moderatoren Gerta Gixhari. Gjatë intervistës në Report Tv, ajo shprehet se e ardhmja e fëmijëve të saj  është pikërisht ajo që e tremb më së tepërmi.

“Aktualisht ajo që më tremb më është e ardhmja e fëmijve të mi, më tremb e ardhmja e shqipërisë kjo më tremb. Unë plpiqem gjithmonë të jap më të mirën dhe t’i mësoj me këto vështirësi që ata të mos mendojnë se është kaq e thjeshtë. Në këtë jetë asgjë nuk fitohet lehtë duhet të punosh shumë për ta fituar atë”- tha ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leo: 29/01/2023 11:42

    Gixhari eshte nje baxhelle qe jeton ne parajse me nje drogaxhi... deri kure...

    Përgjigju
  • Erik: 29/01/2023 11:08

    Rrjeti është i pamëshirshëm me Oltën shkaku i Luizit. Po i krijojnë 100 të zeza veç për ta dobësuar përballë Luizit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion