Argjentina dhe Ekuadori barazuan 1-1 në çerekfinalet e Kupës së Amerikës dhe dueli u vendos nga penalltitë, me Lionel Messin që gaboi gjuajtjen e tij. Me "panenka" Messi goditi traun e portës, ndërsa falë portierit Martinez që ndali kundërshtarët, kampionët në fuqi të botës kaluan më tej.
“Penalltia e humbur? Isha i bindur për ta goditur në atë mënyrë (panenka). Ia kisha shprehur këtë edhe portierëve të kombëtares. Në fund u nervozova shumë që e humba penalltinë. Por, për fat kemi një si Martinez në portë, është rritur shumë. Tani edhe ne kemi më shumë besim kur ndeshja shkon te penalltitë, edhe para sfidës diskutuam me Martinez dhe ai bënte shaka nëse ndeshja do të vendosej nga 11-metërshat. Na siguroi se duhej të qëndronim të qetë pasi ai do të mendonte për gjithçka.
Dëmtimi? Nuk ishte ndonjë problem i madh, më shumë më rëndoi dhe frikësoi në aspektin psikologjik. U mundova ta kaloja atë moment duke u stërvitur pak nga pak, pa rrezikuar. Isha pak i frikësuar, por në fund gjithçka shkoi mirë dhe isha gati për të luajtur”, u shpreh Messi.
Argjentina pret fituesin e çiftit Venezuelë - Kanada për të mësuar rivalin në gjysmëfinale.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?
-
Po
46.3%
-
Jo
47%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 2317
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Fillon Kupa e Amerikën, Argjentina fiton 2-0 ndaj Kanadasë dhe nis mbrojtjen e titullit! Lionel Messi vendos rekord
21 Qershor, 21:39
-
Habit Lionel Messi: Real Madrid skuadra më e mirë në botë, te Barcelona u bëra për psikolog
7 Qershor, 15:49
-
1 milion dollarë, shitet peceta e përdorur nga Barcelona për të nënshkruar me Lionel Messin
18 Maj, 09:41
-
Shitet shamia që ndryshoi historinë e futbollit! Ky është çmimi i kontratës së Messit kur ishte 13 vjeç
9 Maj, 14:15
-
Vritet futbollistja në Argjentinë
9 Prill, 21:34
-
VIDEO/ I duhen 12 minuta, Lionel Messi gjen rrjetën! Inter Miami barazon 2-2
7 Prill, 10:42
-
Lionel Messi mediton tërheqjen nga futbolli, 'Pleshti' tregon kushtet
27 Mars, 15:02
-
VIDEO/ Angel Di Maria shënon supergol, Argjentina fiton me përmbysje edhe pa Messin
27 Mars, 10:17
-
VIDEO/ Sulmuesi në pronësi të Juventusit shënon supergol me Argjentinën
23 Mars, 17:46
-
Turneu amerikan, Lionel Messi humbet dy sfidat miqësore me Argjentinën
19 Mars, 12:31
-
GOLAT/ Messi dhe Suarez gjejnë rrjetën, Inter Miami shmang humbjen në shtesë! Sherr në fushë
8 Mars, 10:26
-
Prokuroria kontrolle në banesën e Maradonës për të zbuluar vdekjen, vajzat e legjendës: Ja personat që morën pjesë në vrasjen e tij
7 Mars, 15:30