BRUKSEL- Udhëheqësit kryesorë të Greqisë, Francës dhe Gjermanisë kanë rënë dakord të intensifikojnë negociatat me kreditorët Athinës, pavarësisht shenjave të pakta përparuese.

Pas bisedimeve natën vonë në Bruksel, Kryeministri grek Aleksis Tsipras tha se të gjitha palët do të punojnë për të krijuar një "urë lidhëse" mes njëra-tjetrës.

BE dhe FMN kërkojnë reforma të mëtejshme ekonomike nga Greqia para se ti lëshojnë fondin e shpëtimit Athinës prej 7.2mld €.

Greqia kohët e fundit përballet me falimentim serioz në fund të qershorit nëse nuk arrin ti paguajë 1.5 mld € FMN-së.

Më parë këtë javë, Athina paraqiti një plan të rishikuar reformat e BE-së dhe FMN-së, pasi zoti Tsipras refuzoi një sërë të reformave të paraqitura nga Presidenti i Komisionit të BE-së Jean Claude Juncker.

Besohet se Athina ka pranuar reformat e TVSH-së, pensioneve dhe objektivat kryesore të sugjeruara nga BE.

Z. Tsipras pritet të zhvillojë bisedime të mëtejshme me Z. Juncker ditën e enjte.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)