Kriza në PD/ Bejko: Pollo dhe Shehu mu dukën si mjeranë krah Berishës, vite më parë i flakëroi nga partia! Karaj: Basha ishte informuar se në seli do shkonte grupi i 'Rithemelimit'

Sali Berisha mësyu dje në selinë e PD-së, duke kryesuar grupin e Rithemelimit, i krijuar në Kuvendin e thirrur prej tij, situatë kjo që u shoqëruar edhe me tension. Pikërisht për të folur në lidhje me krizën brenda Partisë Demokratike, ishin të ftuar në emisionin 'Studio Live' të gazetarit Arbër Hitaj, në Report Tv, analisti politik Leonard Karaj si dhe Roland Bejko, anëtar i Këshillit Kombëtar në PD.

Për Roland Bejkon, Sali Berisha me veprimet e tij për t'u futur në seli, kërkon që të tregojë se ai është i zoti në PD, dhe se nuk e pranon sfidën me Bashën. Bejko u ndal të komentonte edhe dy përkrahës të Sali Berishës, Genc Pollon dhe deputetin Tritan Shehun. Bejko tha se ato duken si mjeranë në krah të Berishës, pasi vetë kanë qenë viktima të largimit me dhunë nga ai rreth viteve 2000.

'Zoti Berisha nuk shkon pa qëllim, e para është të tregoj se zot i partisë është ai. Ai nuk e pranon dot sfidën e zotit Basha! Pollo dhe Shehu dje mu dukën si mjeranë krah zotit Berishë. Në vitin 2000, ata kanë qenë viktimë e përzënjes së Berishës, e flakën nga PD. Dolën në atë kohë për të kërkuar demokratizimin e partisë sepse në atë kohë ishte e mbyllur. Kishin teza të drejta në atë kohë dhe tani u bashkuan sërish u dha ofiqet dhe u bën ushtarë bindës. Basha hoqi dorë dje nga fjalët e drunjta dhe doli drejt për drejt dhe i doli përballë Berishës ku tha se duhet të ndahemi nga e shkuara dhe të shohim të ardhmen. Berisha nuk është zgjidhja por është problemi pasi është shpallur 'non grata'. Në datën 18 kuvendi do marrë disa vendime, ku do përcaktohet projeksioni i PD-së për të ardhmen me një kryetar. Basha do prezantojë projektin e tij politik.'- tha Bejko.

Ndërsa analisti Leonard Karaj, tha se selia e PD është pronë e demokratëve dhe kushdo mund të shkojë lirisht aty, në çdo kohë.

'Selia e PD-së është pronë e demokratëve. Mua mu duke tepruar mënyra sesi zoti Berisha shkoi seli, por është i lirë të shkojë kur të dojë. Edhe Basha ishte informuar dhe përgatitur që mund të kishte një lloj qasje, një lloj grupimi nga ana e ziti Berisha dhe do të shkonte aty.'- tha Karaj.

Një situatë e pazakontë po ndodh tashmë prej muajsh në Partinë Demokratike, e cila është përçarë mes mbështetësve të kryetarit Lulzim Basha dhe Sali Berishës, i cili megjithëse është shpallur'non grata' nga SHBA po kërkon të rikthehet për të marrë drejtimin e partisë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona