Kroos dhe Kane më të mirët në fushë, notat e Bayern Munich - Real Madrid! Flasin Tuchel dhe Ancelotti

Kroos dhe Kane më të mirët në fushë, notat e Bayern Munich - Real Madrid! Flasin Tuchel dhe Ancelotti

Momente nga ndeshja

Bayern Munich dhe Real Madrid barazuan 2-2 në gjysmëfinalen e parë mes tyre në Champions League. Pas aktit të parë në ekuilibër, edhe pse bavarezët krijuan më shumë, gjithçka për kualifikimin do vendoset më 8 maj në "Bernabeu".

Në këtë sfidë më i miri me notën 8.4 sipas "SofaScore" ishte Toni Kroos. Gjermani asistoi për Vinicius në golin e parë të Realit, duke bërë një pasim brilant. Pas tij, me notën 8.3 është Harry Kane, sulmuesi bavarez që shënoi një nga golat e Bayern Munich, duke e çuar në tetë numrin e golave këtë edicion.

Pas tij Vini Junior me notën 8.2 te Real Madrid, autor i dopietës për "Galaktikët".

Notat e ndeshjes

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ishte i zhgënjyer me qëndrimin e lojtarëve të tij, duke i quajtur ata "të butë".

"Në pjesën e parë ne u mbrojtëm, por me pak intensitet, në pjesën e dytë kur ata kaluan në epërsi filluam të shtynim pak më shumë, por jo sa duhet. Menduam se ishim rehat, por na mungonte intensiteti. Ne u dhamë atyre shumë mundësi për të marrë kontrollin e lojës. Ne ishim të butë", tha mes të tjerash Ancelotti.

Nga ana tjetër, Thomas Tuchel i Bayern Munich u shpreh se të tijtë meritonin të shënonin golin e tretë dhe të kishin një epërsi në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League në 'Bernabeu'.

"Rezultati është ky që është, nuk duhet të mendojmë më për këtë. Real Madridi edhe në të kaluarën ka shënuar dy gola në dy raste. Nuk jemi skuadra e parë që e vuajmë këtë. Ata e kanë kualitetin për të bërë një gjë të tillë. Ne patëm një start shumë të mirë, por më pas e humbëm disi ritmin. Duhet të shënonim edhe golin e tretë por nuk ishim konkret sa duhet dhe më pas ua falëm një penallti”, tha Thomas Tuchel.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:51
Thomas Tuchel 'qan' rastet e humbura: Duhet të shënonim golin e tretë, u falëm një penallti


Pas barazimit 2-2 kundër Real Madrid, trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel u shpreh se të tijtë meritonin të shënonin golin e tretë dhe të kishin një epërsi në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League në 'Bernabeu'.

"Rezultati është ky që është, nuk duhet të mendojmë më për këtë. Real Madridi edhe në të kaluarën ka shënuar dy gola në dy raste. Nuk jemi skuadra e parë që e vuajmë këtë. Ata e kanë kualitetin për të bërë një gjë të tillë. Ne patëm një start shumë të mirë, por më pas e humbëm disi ritmin. Duhet të shënonim edhe golin e tretë por nuk ishim konkret sa duhet dhe më pas ua falëm një penallti”, tha Thomas Tuchel.

Ora 09:41
Carlo Ancelotti i pakënaqur: U treguam të butë kundër Bayern Munich


Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ishte i zhgënjyer me qëndrimin e lojtarëve të tij, duke i quajtur ata "të butë" në barazimin 2-2 ndaj Bayern Munich në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ndeshjen e parë të martën.

"Rezultati është i mirë, por në një nivel loje ne mund të kishim bërë më mirë. Bayern tregoi versionin e tij më të mirë dhe ne nuk e bëmë. Ne duhet të përmirësohemi për javën e ardhshme.

Në pjesën e parë ne u mbrojtëm, por me pak intensitet, në pjesën e dytë kur ata kaluan në epërsi filluam të shtynim pak më shumë, por jo sa duhet. Menduam se ishim rehat, por na mungonte intensiteti. Ne u dhamë atyre shumë mundësi për të marrë kontrollin e lojës. Ne ishim të butë", tha mes të tjerash Ancelotti.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit