KRUJË- Itinerari i poetit dhe piktorit anglez Eduard Lir në Krujë është produkti më i ri turistik që i ofrohet turistëve vendas dhe të huaj. Në hyrjen e kalasë së Krujës u vendos tabela me hartën dhe vendet ku ka udhëtuar në këtë qytet, piktori dhe shkrimtari anglez, si një itinerar për t’u ndjekur nga turistët. I pranishëm në këtë aktivitet, ministri Blendi Klosi theksoi se ringritja e këtij itinerari në kohët e sotme është një mundësi e artë për më shumë turizëm.
Rikthimi i të gjitha pikturave që Lir i bëri peizazhit shqiptar nëpërmjet veprave të piktorëve aktualë është i rëndësishëm edhe nën komponentin turistik të prezantimit të Shqipërisë, në sytë e udhëtarëve të sotëm që vizitojnë Krujën, dhe jo vetëm. Ministri Klosi vlerësoi krijimin e guidës turistike në të gjitha qytetet ku ka udhëtuar dhe ka lënë shënimet e pikturat e tij Eduard Lir, duke siguruar mbështetjen për ndërtimin e një turi të plotë me guida të profesionalizuara.
“Shqipëria po shndërrohet në një destinacion turistik dhe falë këtyre investimeve që ka bërë qeveria shqiptare dhe bashkia e Krujës dhe sa herë që vjen në Krujë je i rrethuar nga turistë të huaj, por sa mirë do të ishte që në këtë pozicion ata të ndalonin , të njiheshin me historinë, të njiheshin me traditën, të merrnin guidën profesionale dhe padyshim të blinin edhe pikturat e piktorëve aktualë të cilët duhen promovuar”- tha ministri Klosi duke vlerësuar Institutin e Librit edhe për përfshirjen e 100 piktoëve shqiptarë në këtë projekt për të risjellë pikturat e Lir në të njëjtat vende ku ai ka pikturuar në kohën e tij.
Poeti dhe piktori anglez Eduard Lir, bëri një udhëtim të plotë nëpër Shqipëri, duke marrë rrugën përmes Selanikut dhe Manastirit, ai udhëtoi në Ohër, Strugë, Elbasan, Tiranë, Krujë, Lezhë dhe Shkodër, Kavajë, Berat, Ardenicë, Apoloni, Vlorë, bregdetin e Himarës, Tepelenë, Gjirokastër dhe më tej në Janinë. Pas kthimit në Angli ai botoi “Ditarët e një peizazhisti në Shqipëri”. Shumë nga peizazhet dhe skicat që bëri gjatë udhëtimit regjistrojnë një dokumentim të përpiktë të Shqipërisë së mesit të shekullit XIX.
Te ringrihet rruga egnatia,, do jete nje kryeveper turistike-historike,,,sepse bregdetin e kemi shkatarruar me pallate..
Përgjigju