Një 36-vjeçar nga Kruja ka humbur jetën dje në banesën e tij, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. 

Viktima është shtetasi G.P dhe shkak i  kësaj ngjarje mësohet të ketë qenë kontakti i dushit me energjinë elektrike, gjë që i ka sjellë vdekjen e menjëhershme.

36-vjeçari u transportua me urgjencë në drejtim të spitalit të Krujës, por mbërriti pa shenja jete. 

Policia e Krujës njofton se ka nisur hetimet për ngjarjen. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com