Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg! Edison Memolla: Do e ankimoj

TIRANË- GJKKO dënoi me 1 vit burg kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla. Në seancën e sotme GJKKO vendosi të shpallë fajtor Edison Memollën për akuzën e “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe e dënoi me 1 vit burg, si dhe i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare. Kjo masë dënimi ishte kërkuar dhe nga SPAK, një seancë më parë ndërkohë që mbrojtja kërkoi pafajësi.

"Do presim vendimin e zbardhur me pas do mbaj një qendrim. Do ushtroj të drejtën e ankimit", tha Memolla pasi doli nga GJKKO.

Sipas GJKKO-së është e provuar se Memolla ndërhyri pranë OSHEE që të mos u ndërpritej energjia elektrike debitorëve, me qëllim që ata ta votonin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022 ku ai kandidonte nën siglën e socialistëve, ku edhe rezultoi fitues. Për bashkëtëpandehurin Ndriçim Tafxhafa GJKKO dha dënimin me 1 vit burg duke lënë në fuqi pretencën e SPAK.

Ndërsa për Blerim Xhemanin, u dha dënimi me 1 vit burg, ndërkohë SPAK kërkoi 2 vite, si dhe për Isuf Toskun për të cilin SPAK kërkoi dënimin me 1 vit burg, GJKKO caktoi dënimin me 8 muaj burg dhe e pezulloi atë në shërbim prove.

Trupi gjykues që dha vendimin përbëhej nga gjyqtarët: Flojera Davidhi, Elsa Ulliri, Erjon Bani.

Dënimet e dhënga nga GJKKO
Edison Memolla me detyrë Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328-25 i K. Penal - Dënohet me 1 vit burg dhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite
-Ndriçim Tafxhafa, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i K. Penal -  Dënohet me 1 vite burg
-Blerim Xhamani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumentave” kryer në  bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328-25 dhe 186 paragrafi 2 të Kodit Penal -  Dënohet me 1 vit burg
-Isuf Tosku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” kryer në  bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 i Kodit Penal -Dënohet me 8 muaj burg, i pezullohet në shërbim prove. 

Çfarë ka ndodhur?
SPAK çoi dosjen në SPAK në 2 nëntor 2023. Procedimi penal është regjistruar pas transmetimit në rrjetet televizive të një regjistrimi audio të një bisede telefonike në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, sipas të cilës pretendohet se Memolla paguante faturat e energjisë elektrike të qytetarëve të Rrogozhinës në këmbim të votave. Në bisedë telefonike me një grua, Memolla konfirmon se ishte takuar më herët me telefonuesen, të cilës i kishte garantuar mos-ndërprerjen e energjisë, në këmbim të votës për zgjedhjet e 6 marsit. E më pas në telefon del elektricisti që kishte shkuar për ndërprerjen e energjisë, të cilit Memolla i kërkon që të mos ia ndërpresë energjinë. Madje Memolla e orienton elektricistin që pasi të kalojnë zgjedhjet mund të vepronin. 

Edison Memolla nuk është i pari kryetar bashkie që akuzohet dhe dënohet për korrupsion në zgjedhje. Më 5 mars 2024 u dënua me 2 vjet burg kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

'Trampistët' e Berishës në Tiranë po e masakrojnë, Sekretari i Shtetit Rubio takon Yuri Kim

'Trampistët' e Berishës në Tiranë po e masakrojnë, Sekretari i Shtetit Rubio takon Yuri Kim