Rama: Pakti PD-LSI për llogari të Ilirit dhe Saliut që të marrin pushtetin dhe shpërbëjnë Reformën në Drejtësi... ose kokën e Lulit që nuk ka këllqe

TIRANË- Marrëveshja e një dite më parë e PD-LSI, për kryeministrin e Edi Rama është pjesë e planit të presidentit Ilir Meta dhe ish- kryeministrit Sali Berisha për të marrë pushtetin që të shkatërrojnë Reformën në Drejtësi...ose kokën e Lulit. Kështu e ka përkufizuar Rama këtë marrëveshje, i cili tha se nuk i jep dot asnjë shpjegim tjetër se përse u nënshkrua para zgjedhjeve në një kohë kur do të dalin në lista të veçanta në 25 prill.

 I gjithë problemi, sipas Ramës, nuk është te Meta, por te kryedemokrati Lulzim Basha, duke theksuar se ky i fundit nuk ka këllqet e një lideri që të reagojë kur Meta deklaron se do kapë 'amerikanët nga veshi'.

"Është pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Ilirit dhe Saliu dhe pastaj ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë reformën në drejtësi ose kokën e Lulit, a ka më thjeshtë se kaq dhe është shumë e qartë pse e duan Lulin para zgjedhjeve, por këtu problemit nuk është Meta, por Lulzim Basha që nuk ka këllqe, që nuk ka karakterin e një lideri", tha Rama.  Për këtë akuzë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, sqaroi se përgjigjen do e japë nesër.

Në vijim të kësaj deklarate, Rama theksoi se Reforma në Drejtësi ka nisur që të japë efektet e saj e për të kuptuar këtë, ai theksoi se mjafton që të shiheshin dhe reagimet e presidentit Ilir Meta, sipas së cilit "ka shkalluar".

“Reforma në drejtësi është aq e besueshme saç është niveli i shkallimit të Ilir Metës”, tha kreu i qeverisë.

Thirrja e ndërkombëtarëve "për kandidatë të pastër në lista", për Ramën nuk janë kurrsesi ultimatume, duke shtuar se në Bruksel nuk ka dëgjuar kritika, por vetëm vlerësime mër Shqipërinë. Ndalur në një tjetër pikë, në atë të votës së të prekurve me COVID, kreu i qeverisë, ashtu si kurse kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, e la të nënkuptuar se nuk mund të bëhet asgjë, përveç se të rrinë në shtëpi.

VIDEO/Konferenca e plotë e kryeministrit Edi Rama

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:39
Rama: Të infektuarit me COVID të qëndrojnë në shtëpi më 25 prill, politikanët duhet të vaksinohen të fundit (VIDEO)

Të infektuarit me COVID nuk do të votojnë më 25 prill. Kështu ka thënë edhe kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës së Ilirjan Celibashit.

“Do bëjmë të njëjtën gjë që kanë bërë vendet e tjera për ata të cilët janë të testuar pozitiv dhe nuk janë negativizuar duhet të qëndrojnë në shtëpi. E kemi parë këtë, është i vërtetë shqetësimi dhe kjo është gjëja që kanë bërë vendet e tjera. janë të parët njerëzit që duhet të marrin përgjegjësinë për këtë.

 Nuk ka pasur për fat të mirë të dhëna sheqetësuese postelektorale në asketin e influencës së shëndetit. Nuk ka pasur rritje të numrit të infektimeve. Këtë e kemi parë me shumë kujdes”, tha Rama.

Rama tha se është vaksinuar për të dhënë shembullin e besueshmërisë, por shtoi se mendon se politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit.

“Unë jam vaksinuar sepse kam bërë atë që kanë bërë të gjithë kolegët e mi në Europë dhe botë. Nuk është për të siguruar veten. Unë mendoj që politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit fare. Kaq e thjeshtë është”, u shpreh kryeministri.

 

Ora 13:35
Rama: Reforma në Drejtësi aq e besueshme sa niveli i shkallimit të Ilir Metës! Ka filluar të japë shenja për të tensionuar presidentin dhe Berishën (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ndërsa ka folur për disa ligje të Reformës në Drejtësi që janë depozituar për korrigjim në Kuvend ka deklaruar se reforma në drejtësi është e besueshme madje sipas tij ka filluar të japë efekte domethënëse saqë është tensionuar presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Ju nuk do të bëni gabimin që bën ilir meta dhe ata që kanë lidhur lulin me zinxhir spese reforma në drejtësi dhe jo çdo ligj po çdo nen i çdo ligji të të gjithë paketës të reformës nuk është vullnet i shumicës qeverisëse por vullnet  iplotë  i garantëve të reformës, miqtë amerikanë.

Ska nen të reformës që kalon pa u diskutuar dhe miratuar bashkarisht. Reforma në drejtësi është a q e besueshme sa niveli i shkallimit të ilir metës, shikoni ilir metën dhe aty matet besueshmëria e reformës, kuptoni se ka filluar të japë disa shenja domethënëse që nuk janë shumë dhe fare mjaft por që janë mjaftueshmërisht të qarta për të tensionuar ilir metën dhe sali berishën. Shumë e qartë kjo”, tha Rama.

Ora 13:10
Marrëveshja e PD-LSI/ Rama: Pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Ilirit dhe Saliu! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka komentuardeklaratën e presidentit Ilir Meta, i cili tha se nëse PS do fitojë zgjedhjet, do të të marrë drejtimin e opozitës. AI ka komentuar me ironi edhe koalicionin e firmosur mes PD-LSI, para zgjedhjeve. 

"Në një farë mënyrë Meta duhet falenderuar se ka sqaruar ekuacionin e referendumit, i cili ishte një ekuacion i paplotë me vetëm njërën anë që në 25 prill referendumi popullor do të shpërbëjë reformën në drejtësi, tani Meta i fton shqiptarët në një referendum duhet të zgjedhin me drejtësinë apo me Metën,  zgjedhje më të qartë dhe të drejtpërdrejtë shqiptarët nuk mund të kenë në 25 prill. Sa i përket marrjes së drejtimit të opozitës, kjo besoj është e qartë, për ata që shikojnë përtej asaj që duket, mjafton të shikojnë marrëveshjen e djeshme [ër të kuptuar planin, pse u firmos marrëveshja dje? për cfarë,si mund të firmoset para zgjedhjeve një marrëveshje që shkojnë të ndarë në zgjedhje, pse për çfarë? Është pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Ilirit dhe Saliu dhe pastaj ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë reformën në drejtësi ose kokën e Lulit, a ka më thjeshtë se kaq dhe është shumë e qartë pse e duan Lulin para zgjedhjeve, por këtu problemit nuk është Meta, por Lulzim Basha që nuk ka këllqe, që nuk ka karakterin e një lideri që të mos fshihet as kur i tregojnë se çfarë do t'i bëjnë të nesërmen dhe as kur aleati i tij i madh thotë "unë amerikanët i kap për veshësh, por nuk ia kërkojmë se nuk është lider por i një shoqërie aksionere me 2 ortakë, Ilir Metën dhe Sali Berishën dhe me një notere e përmbaruese, Monika", tha Rama.

Ora 13:00
Rama: Në Bruksel, nuk dëgjova ultimatume, por vetëm vlerësime për Shqipërinë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kërkesë e ndërkombëtarëve për "deputetë të pastër në lista", nuk është një ultimatum nga Brukseli. Ai tha se nga kjo vizitë ka dëgjuar vetëm vlerësime.

"Në Bruksel nuk kam dëgjuar ultimatume, por vlerësime pozitive për Shqipërinë. Nga ana tjetër më vjen mirë që koha e tregoi shpejt që munë kisha të drejtë për Reformën Zgjedhore dhe që kjo reformë ka marrë vlerësim maksimal nga Komisioni i Venecias që ishte krejt i kundër nga faktet e botës paralele. Nëse ka pasur diçka që ka kërcitur siç kërcet një derë e vjetër në sfond, ka qenë ndërhyrja e koleges tuaj, një ndërhyrje e pavend dhe e padobishme për të mos thënë turpëruese për kategorinë e gazetarëve. Nuk është folur fare për Portin e Durrësit në Bruksel. Zero. Dhe është për të ardhur keq që kjo shpiket këtu në Tiranë ndërkohë që ai investim është për të gjithë, është për ekonominë e të gjithëve dhe të ardhurat tuaja personale dhe të të gjithëve se do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë shqiptare dhe në ekonominë e këtij vendi. Ia kam dëgjuar shumë këngën e Malit të Zi, Maqedonisë, që kanë investime të huaja dhe kemi paguar disa vite koston e një imazhi skandaloz të trashëguar të një tradite dhe kur ne bëhemi gati të bëjmë investime të përmasave të mëdha dhe që kanë atë prespektivë apo efekt mbi qytetarët e Malit e Zi, që kanë rrogat më të larta në rajon, këtu prodhohet baltë dhe shpifet paturpësisht për dicka që është e lidhur me interesin personal, familjar tuajin dhe të atyre që kanë një mikrofon përpara se rritja në ekonomi do ndikojë në ekonominë e gjithsecilit prej atyre që flasim", tha Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JamKushJam: 02/03/2021 16:14

    normal qe duan te marrin pushtetin se duan te shperbejen drejtesine, se ne fund te fundit ti si le as te jen Maliq se u ndryshove ligjet.. Para Rama, se qente lefin!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: PL do të rrëzojë Rilindjen, iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët!

'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: PL do të rrëzojë Rilindjen, iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët!