IZRAEL- Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një fjalim parlamentit izraelit, pasi u prit me ceremoni nga homologu Benjamin Netanyahu. Shefi i qeverisë shqiptare vlerësoi raportet mes dy vendeve dhe u ndal edhe tek shpëtimi i hebrenjve nga shqiptarët. “Mund të merrni floririn, por jo hebrenjtë”, tha Rama duke theksuar se Shqipëria është i vetmi vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me numrin më të madh të hebrenjve të strehuar.

“Shqipëria është i vetmi vend që doli nga lufta e dytë botërore me shumë hebrenj të strehuar brenda territorit të saj. Vi këtu pas Kuvendi miratoi vendimin për tu bërë pjesë e bordit të paqes dhe të bëjë Shqipërinë vend themelues të bordit të paqes që do të kontribuojë në këtë dritare mundësie të re për paqe për popullin e gazës dhe rajonin”, tha Rama.

Kryeministri tha se në Rripin e Gazës nuk mund të ketë paqe pa çarmatosjen e Hamasit, duke shprehur mbështetjen e vendit tonë ndaj Izraelit.

“Më ka ardhur keq që shumë media e kanë përshkruar Gazën si burg në qiell të hapur, por kanë dështuar të sjellin në vëmendje kush është xhelati atje, fajtori është Hamasi dhe askush tjetër. Prandaj, derisa Hamasi të çarmatoset dhe të çmontohet, asnjë paqe nuk mund të zgjasë dhe nuk mund të arrihet”, tha Rama.

Shefi i qeverisë u ndal edhe tek Bordi i Paqes, ku Shqipëria do të ulet në tryezë me ftesë të Trump, duke thënë se vendi ynë do të japë kontributin e tij për paqen në Gaza.

“Vi këtu pas Kuvendi miratoi vendimin për tu bërë pjesë e bordit të paqes dhe të bëjë Shqipërinë vend themelues të bordit të paqes që do të kontribuojë në këtë dritare mundësie të re për paqe për popullin e gazës dhe rajonin”, tha Rama.

Para Ramës, fjalim mbajti kryeparlamentari Benjamin Netanyahu dhe lideri i opozitës Yair Lapid të cilët thanë “faleminderit Besës së shqiptarëve”.

Lajmi në përditësim.....

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:43
‘T’i jepet fund akteve të dhunës’, Rama mbyll fjalën në Knesset me thirrjen për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve

Në fund të fjalës së tij në parlamentin izraelit, kryeministri Edi Rama bëri thirrje për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve, duke shpresuar për një epokë të re marrëdhënieshe mes dy popujve, dhe në Lindjen e Mesme në tërësi.

“Fjalët e një martiri arab për paqen, dua të mbyll me fjalët e një martiri për hebre për paqen. Ju bëjmë thirrje të gjithë izraelitëve kudo që jetojnë, ju bëjmë thirrje hebrenjve dhe palestinezëve që të bëjnë paqe, të shkojmë drejt një rruge të re për paqen. Palestinezët jetofshin me dinjitet me vendet e tyre. Dy kombet qofshin bashkë për njerëzimin dhe paqen”, tha Rama.

Ora 16:36
‘Njësoj si hebrenjtë, strehuam iranianët’, Rama në Izrael: Për pak na shkatërruan infrastrukturën digjitale, kemi ndërprerë çdo lidhje me ta

Në vazhdim të historisë së strehimit të hebrenjve në kohën e Luftës së Dytë Botërore, Rama tregon se njësoj ka strehuar dhe mijëra iranianë, të cilët rrezikuan seriozisht infrastrukturën digjitale shqiptare.

“Këtë e kemi bërë dhe me kombe të tjera, jo është arsyeja që i kemi dhënë dhe mijëra iranianëve strehim dhe mbrojte, nuk është diçka qe e kemi bërë pa risk, he nuk është pa risk edhe sot. Të strehosh një qenie tjetër njerëzore që është në rrezik nuk është një veprim që nuk paraqet rrezik, përkundrazi. Ne i rezistuam sulmeve të egra që për pak shkatërruan infrastrukturën tonë digjitale. U këshilluam nga miqtë tanë të mëdhenj që mos të reagojmë në mënyrë të nxituar ndaj Iranit sepse ata janë të mëdhenj.

Ne kemi ndërprerë dhe lidhjen më të hollë që kishim e regjimin dhe kemi mbyllur çdo lidhje me ta. Nuk e kam të shkruar këtu, dhe dua të them këtë, bashkëshorti i dikujt që është grek, por me origjinë iraniane na tregoi për krimet e ndodhura ditë më parë në Iran ku tregjet janë rrethuar nga vrasës. Teksa media po flet për rreth 30 mijë të vrarë, nuk po shohim protesta rreth e përqark Evropës kundër regjimit të Ajatollahëve”, tha Rama.

Ora 16:34
‘Mund të na merrni floririn, por hebrenjtë nuk i japim’, Rama: Kjo ishte Shqipëria përballë nazistëve

Në parlamentin izraelit, kryeministri Edi Rama theksoi sakrificën dhe riskun që populli shqiptar mori përsipër gjatë Luftës së Dytë Botërore duke strehuar mijëra hebrenj, të cilën përndiqeshin nga nazistët që synonin shfarosjen e tyre.

“Trashëgimia jonë lidhet dhe daton shekuj më parë. Që kur refugjatët izraelitë kërkonin strehim në tokën tonë. Në vitet ’30, një amerikano-hebre u dërgua në një mision në Europën Lindore. Ai tha që pluraliteti i besimit në Shqipëri, katolikët, myslimanët etj. jetonin në të njëjtën kornizë dhe Shqipëria nënvizoi se duhej të konsiderohej si një vend i sigurt për hebrenjtë Gjatë Holokaustit, kur nazistët dërguan njerëzit e tyre, shqiptarët thanë se mund t’u merrnin floririn, por hebrenjtë nuk i nxirrnim. Kjo nuk është legjendë, kjo është Shqipëria“,- tha Rama.

Ora 16:22
Rama në parlamentin izraelit: Shqipëria, i vetmi vend që strehoi më shumë hebrenj! Në Bordin e Paqes për stabilitet në Gaza

Kryeministri Edi Rama tha në parlamentin izraelit se Shqipëria është i venti vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me numrin më të madh të hebrenjve të strehuar. Ai foli edhe për Bordin e Paqes ku tha se vendi ynë do të punojë në këtë dritare të re mundësie për paqe për popullin e Gazës.

“Shqipëria është i vetmi vend që doli nga lufta e dytë botërore me shumë hebrenj të strehuar brenda territorit të saj. Vi këtu pas Kuvendi miratoi vendimin për tu bërë pjesë e bordit të paqes dhe të bëjë Shqipërinë vend themelues të bordit të paqes që do të kontribuojë në këtë dritare mundësie të re për paqe për popullin e gazës dhe rajonin”, tha Rama.

Ora 16:22
'Fajtori është Hamasi, duhet të çarmatoset', Rama në Knesset: Tunelet e torturës në Gaza, të ruhen si dëshmi paqeje

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Hamasi ishte fajtori për vuajtjet e popullit në Gaza dhe se pa çarmatosjen e tij, asnjë paqe nuk mund të zgjasë dhe nuk mund të arrihet.

Në parlamentin izraelit, Rama tha se tunelet e torturës në Gaza, duhet të ruhen si dëshmi paqeje.

"Më lejoni t’iu marr me vete shumë larg me Jerusalemin, në qendër të Tiranës, është një tunel në qendër të Tiranës, ndërtuar për të torturuar armiqtë e popullit, ose për t'u strehuar nga ndonjë sulm i ndërtuar nga një regjim që kishte frikë çdo dritë lirie. Kjo memorie më ka bërë gjithnjë që të kem. Më ka ardhur keq që shumë media e kanë përshkruar Gazën si burg në qiell të hapur, por kanë dështuar të sjellin në vëmendje kush është xhelati atje, fajtori është Hamasi dhe askush tjetër.

Prandaj, derisa Hamasi të çarmatoset dhe të çmontohet, asnjë paqe nuk mund të zgjasë dhe nuk mund të arrihet. Sot, ai tunel që ju fola pak më parë, në Tiranë është transformuar në një hapësirë dedikuar viktimave, të atyre që ndërtuan tunelin. Në ato tunele që Hamasi, vrau, torturoi pengjet izraelite, do të ruhen si pjesë e rikonstruktimit dhe rindërtimit të Gazës që të jetë dëshmi e paqes afatgjatë që mund të arrihet dhe si shembull e memories kolaktive që nuk duhet të harrojë dhe të sjellë vuajtjet e izraelitëve dhe palestinezëve. Uroj që trupat e vrarë nga Hamasi të jenë si qirinj të ndezur dhe si shenjë e përjetshme, e paharruar për terrorin dhe horrorin e ndërmarrë e vepruar nga Hamasi. Ata që harrojnë të shkuarën e tyre, janë të dënuar ta rijetojnë atë.", theksoi kryeministri Rama.

Ora 16:21
Rama: Kemi disa religjione në Shqipëri që respektojnë njëri-tjetrin! Do të hapim në Vlorë muzeun për veprat që shqiptarët kanë bërë për të shpëtuar hebrenjtë

Kryeministri Edi Rama në parlamentin e Izraelit foli për bashkëjetesën fetare në Shqipëri. Rama bëri me dije se në vend do të hapet një muze për veprat që populli shqiptar ka bërë për të shpëtuar hebrenjtë për t’i shpëtuar torturave.

“Për tu kthyer tek fjalimi dhe zgjidhja im për tu prezantuar me fjalët e një lideri arab, kam mësuar se unë nuk jam një mysliman, jam katolik por gjysma ime më e mirë është myslimane. Paraardhësit tanë janë krishterë-ortodoksë. Nuk do të ishte një çudi që nëse djali im do të zgjidhte besimin hebre, por do t ishte po ashtu shumë pozitive të ishte mysliman apo i krishter.

Kjo është një histori normale shqiptare. Ne kemi disa religjione, që e festojmë dhe e respektojnë njëri-tjetrin. Populli im me këto besime priti Papa Franceskun. Ati i shenjtë Francesku nuk e quajti bashkëjetesë fetare realitetin e Shqipërisë, por një bashkëvllazëri. Me të njëjtën krenari do të hapim muzeun për veprat e popullit shqiptar për të shpëtuar hebrenjtë në Vlorë. Të rinjtë tanë dhe të vizitorë të vendit tonë, kushdo që të vijë nga të rinjtë tuaj, që janë rritur me hapa dhe % të larta, do të shohin këtë frymë dhe se çfarë është bërë për hebrenjtë. Shqipëria është i vetmi në vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj të strehuar në territor më shumë sesa kur nisi lufta”, tha Rama.

Ora 16:10
Edi Rama në parlamentin izraelit: Nder të jem në këtë foltore, falënderime më të përzemërta për fjalët që keni shprehur ndaj Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama flet në parlamentin izraelit.

“Po qëndroj në një foltore ku shumë të ftuar të tjerë kanë qëndruar para meje. Më duhet të rrëfehem se e kam të vështirë të besoj që meritoj një pritje të tillë. Por jam i sigurt se Shqipëria që unë përfaqësoj me krenari dhe njerëzit e kombit tim, si pak të tjerë që bën për popullin hebre, duhet të gëzojnë respekt nga shteti i izraelit. Ka edhe arsye të tjera përse gjunjtë e mi apo dridhen, për të qenë i sinqertë, e dija që do ishte edhe një test e folura ime këtu, po flas para një nga 5 njerëzve me aftësitë më të mëdha në botë. Falënderime më të përzemërta për fjalët që keni shprehur ndaj Shqipërisë. Mirënjohja ime më e thellë që më pritët sot këtu. Nuk mund të isha më mirënjohës se kaq”, tha Rama.