Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy” zhvilloi bisedë telefonike edhe me drejtuesin e Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Ballën, ku ndanë detaje për takimin me shqiptarët në Kretë dhe Athinë. Balla zbuloi se dy javë pas takimeve në Greqi, do të rikthehen me takime në Itali.
“Do të fillojmë takimin e parë në Hania, një ndër qytetet më të mëdha të Kretës, ku jeton prej shumë vitesh një komunitet i madh shqiptar. Në fakt, prej shumë vitesh në të gjithë Kretën jetojnë 35-45 mijë shqiptarë, sipas shifrave zyrtare, të cilët kanë një rol të rëndësishëm në jetën ekonomike të këtij ishulli, që është një destinacion kryesor turistik për Greqinë. Ndërsa në Hania jetojnë dikur 10-14 mijë shqiptarë, që janë shumë të integruar dhe të përfaqësuar edhe në organet e qeverisjes vendore.
![]()
Takimi në Hania do të zhvillohet në një pallat sporti, ku do të marrin pjesë shumë shqiptarë, do të takohemi dhe me përfaqësues të shoqatave shqiptare aty, pa asnjë dallim të majtë apo të djathtë sepse në fund të fundit, kjo është për ta një vizitë historike që për herë të parë një kryeministër shqiptar shkon t’i takojë. Kjo është në 29 pasdite në orën 18:00. Më pas do të kemi një takim tjetër me bashkatdhetarë që jetojnë në Athinë.
Greqia është e dyta pas Italisë për numrin më të madh të emigrantëve të regjistruar për të votuar në 11 maj. Edhe takimi i Athinës do të jetë takim i madh. Dy javë më pas, kthehemi në Itali për të pasur një takim. Kemi përzgjedhur një pikë afër Milanos sepse ajo është pika që i bashkon të gjithë”, tha Balla gjatë telefonatës me Ramën.
Lajmi kryesor:
Rama: Marrja e financimit nga Plani i ri i Rritjes, shenjë e ecurisë në negociata! 74% e europianëve optimist për BE, tregues se na duhet Unioni

