Kryeministri Edi Rama, edhe këtë herë nuk është treguar i kursyer me komentuesit në faqen e tij në Facebook. Pas publikimit të rubrikës  ‘Komunikimi Javor’ teksa foli për suksesin në arsim, kanë qenë të shumtë reagimet nga komentuesit.

Sipas tyre, ‘programi ndërkombëtar i vlerësimit të nxënësve 'Pisa’ nuk mund të quhet një sukses, vetëm sepse disa të nxënës të shkëlqyer kanë dalë shumë mirë në provim. Nuk ka munguar përgjigja e kryeministrit Rama i cili shkruan se ky është një sukses dhe jo i vogël madje. Gjithashtu ai shkruan se është i vetëdijshëm që ka ende probleme që kërkojnë zgjidhje, dhe se e ka deklaruar dhe ai vetë këtë gjë.

Nga ana tjetër, ka qenë një komentuese e cila ka ripërsëritur fjalët e kryeministrit Rama, por menjëherë ka ardhur reagimi nga ana e këtij të fundit teksa e thekson se nuk kanë qenë pikërisht ato fjalët që ai ka thënë. Ai ka shkruar se ka ende jo pak prindër që nuk kanë mundësi që t’u dhurojnë fëmijëve dhuratë për festat dhe jo të gjithë prindërit. 

rama
rama
rama
rama
(Përgjigjet e kryeministrit Rama në Facebook)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)