Kryepolici Proda emëron shefe të Burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit, bashkëshorten e dëshmorit Saimir Duçkollari! U vra në 2009 nga Dritan Dajti

Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda, në ditën e parë të punës, dje, ka emëruar Drejtoreshë të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollari, bashkëshortja e Dëshmorit të Policisë Saimir Duçkollari.

Anisa mbante postin e Shefes se Sektorit në këtë drejtori dhe zëvendësoi Zef Laskën i cili ka mbushur moshën e pensionit. Është hera e parë që një oficere policie emërohet në detyrë kaq të rëndësishme. Anisa Duçkollari mban gradën Drejtues.

Është hera e parë një emërim i tillë, pasi përgjithësisht kanë qenë në role bazë familjarët e dëshmorëve.

Polici Saimir Duçkollari humbi jetën në krye të detyrës në vitin 2009 në aksionin për të arrestuar Dritan Dajtin pranë plazhit "Iliria" në Durrës. Gjatë operacioni të dështuar mbetën të vrarë edhe 3 efektivë të tjerë policie, Fatos Xhani, Sajmir Feskaj dhe Altin Dizdari.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 04/10/2024 19:20

    Ilaçe e bëfsh pensionin o zef dhe marsh me vehte Bledar çelikun !!!

    Përgjigju
    • zakarel zaka: 05/10/2024 11:59

      shume korrekte

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë