Ku ishte Ilir Meta (që i bie më të fortit) kur ia hodhën ‘knock-out’ pikën e tij të dobët?

Ku ishte Ilir Meta (që i bie më të fortit) kur ia hodhën ‘knock-out’ pikën e tij të dobët?

Sali Berisha pas goditjes dje në protestë

Një ditë para Samitit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sali Berisha deklaroi se Tirana do të lebetitej nga protesta e 6 Dhjetorit. Dy ditë më parë, duke u përpjekur të justifikonte prekjen e mundshme të perimetrit të sigurisë, tha: “Në vendet e BE ndodhin protesta, madje ka raste që liderët evropianë sulmohen me vezë apo bojë”. Se kush u lebetit dhe kush u sulmua, e treguan orët në vijim. Karma bëri punën e saj. Pas ngjarjes që tronditi vetëm Berishën dhe sigurimin e tij personal një lumë hipokrizie vërshoi në rrjetet sociale dhe në ekranet e mbrëmjes. Gjeje aty vajtonjës, moralistë, të dëshpëruar dhe të “çuditur” sesi sulmohet një burrë plak që mezi mbahet në këmbë. Këto qëndrime i bëjnë hipokrikte dy faktorë. Së pari, ky “burri plak” ka 30 vjet nëpër këmbë, në çdo fushë të jetës së shqiptarëve. Nuk ishte një pensionist i zakonshëm që e rrahu një narkoman në lulishte.

Së dyti, ku janë këta moralisë kur ky i moshuari fjalën e fundit e thotë të parën falë “lirisë së shprehjes”? Fjala bie, ku ishin kur ky ‘viktima’ 10 vite më parë kërcënonte deputetët e opozitës së atëhershme se do t’ua bënte fytyrën më të zezë se këpuca? Apo kur vetë doli në opozitë dhe bënte thirrje që të vriteshin inspektorët e aksioneve të OSSHE, UKT dhe IKMT që luftonin informalitetin? Më konkretisht, duhet të mbetet e paharruar deklarata e tij në prill të vitit 2016, që për turp heshtën edhe ambasadat, edhe shteti. Ai tha publikishit në atë kohë në Parlament se:

“Iu bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që për sigurinë e tyre të armatosen! Të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, shtëpitë, pasuritë e tyre. Nëse ju si organizatë kriminale (qeveria) mendoni të terrorizoni opozitën me bandat tuaja (policinë) të jeni të sigurt se opozita është e gatshme t’jua kthej ju që të mos gjeni vrimë ku të futeni. Të armatosen, siç armatosen amerikanët”.

Për fat të keq, jo vetëm analistët shëtitës dhe njerëzit e internetit heshtën për këto, por sot kërkojnë “të zbardhet e vërteta” për grushtin që e palosi në tokë nxitësin e çdo akti dhune në këtë vend. Autorin apo aktorin e çdo vdekjeje të shkaktuar nga shteti dhe papërgjegjshmëria e tij. “Plakun” që dogji në Gërdec edhe fëmijë. Të moshuarin që sa të jetojë me soj e sorrollop do t’i përmendet 97-a dhe Otranto. Remzi Hoxha që e zhduku kushedi se ku. Djegia e mediave dhe gjymtimet e gazetarëve. Katër viktimat e 21 Janarit dhe veto e tij dhe e Policisë së tij për të mos zbatuar urdhrin e Prokurorisë për të dorëzuar autorët e vrasjeve. A e keni pyetur ndonjëherë veten, ç’i do Sali Berisha badigardët që i paguan privatisht 10 vite pasi ka rënë nga pushteti?

Çuditem si habitet “i moshuari” që 24 orë para grushtit na foli sesi sulmohen liderët kudo në Perëndim. Berluskoni, i cili në konferencë për shtyp në 2010 i kërkonte femra të bukura nga Shqipëria, hëngri një statujë turinjve në Milano. Macronit i janë stampuar në fytyrë shuplakat e qytetarëve disa herë. Xhorxh Bushin që e ka idhull, ia fluturuan këpucën kokës. Ronald Reganin, për të cilin thotë se e lexon dhe ka rol kryesore në formimin e tij si antikomunist, e qëlluan dhe e shtrinë përdhe. Për të mos folur për Gaddafin që mbante marrëdhënie zyrtare, që e tërhoqën zvarrë derisa shkoi në esfel.

Nuk them të mos ndëshkohet autori. Është një vepër penale që e parashikon ligji dhe ‘apeli’ i të moshuarit që u dhunua nuk duhet të dëgjohet. Sepse është i pasinqertë edhe kur e rrahin. Kërkoi të falet autori pasi e masakruan atë në shesh dhe e morën peng në selinë e PD-së. Siç merrte pengje 25 vite më parë kur i drejtonte vetë me SHIK e me Polici pa uniforma, por të veshur civilë me terital e deve. Kërkoi të falej, jo duke u shprehur se ishte i sëmurë, por duke u thelluar në fantazinë e tij të shfrenuar se ai që e qëlloi është agjent policie i paguar nga paratë e drogës. E “fali”, siç fali Ramiz Alia atentatorët e tij në 1983 në Kukës. Ndaj për inat të Sali Berishës, ai djali duhet mbyllur në burg. Edhe për të zbatuar ligjin, edhe për t’i shpëtuar jetën nga njeriu që mbjell veç hakmarrje edhe nëse të sheh keq në ëndërr.

Tani, pyetja kryesore qëndron për Ilir Metën, çunin e Pazarit të Ri, që i bie më të fortit dhe e thyen në mes. Ku ishe ti, kur ta hodhën knock-out pikën tënde të dobët? Pse nuk ndërhyre?

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 07/12/2022 17:12

    Metaj spiuni skuthi u mblodh si iriqi u be si topm*ti

    Përgjigju
  • Tea: 07/12/2022 15:39

    Mendimi im i pare kur pashe ate incident ishte, -Mos , ja doli perseri te terhiqte vemendjen . Shqiperia dje ishte madheshtore ne syte e Europes dhe Berisha (i vdekur politikisht )nuk mund ta pertypte. Nuk eshte cudi qe ta kete sajuar vete se tashme jemi mesuar me skenaret qe ai organizon ne protesta. Viktima e vertete eshte djali i shkrete qe nga kushdo qe te jete futur 50 bur(r)a e vdiqen ne dru. Ama bur(r)a !!!

    Përgjigju
  • ARBËRORI: 07/12/2022 14:54

    O Ardit Rada shkrim më brilant nuk ke ku e gjen. Po në Shqiptarët vuajn se ka me shumic kshu lloi servilash e hiena që Lebetiten për kriminelin hajdut Sali Bajgën.

    Përgjigju
  • Sula: 07/12/2022 12:39

    Kane nga 24 ore qe flitet vetem per kte njeri te felliqur qe ka bere te qajne me mira nena me sa duket e ka organizzare vete qe te bente vittime.po ai I ri nuk eshte nje bir nene qe e rrahen brutalisht. Te gjitha mediat nga e para tek e fundit vetem ate mbrojten ate qe via e rrahu te gjithe popullin

    Përgjigju
    • Vjola: 07/12/2022 15:14

      Të Lumtëëëëëëëëëëëëëëë !

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Stuhi' e re për Sandro Tonalin, Federata Angleze e akuzon për 50 baste edhe në Angli! Newcastle: Na kanë sinjalizuar

'Stuhi' e re për Sandro Tonalin, Federata Angleze e akuzon për 50 baste edhe në Angli! Newcastle: Na kanë sinjalizuar