Kujdes nga helmimi i ushqimit në verë! Ylli Merja: Ja një kurë natyrale bimore që trajton helmimin

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për helmimin nga ushqimet në sezonin e verës. Me ngritjen e temperaturave gjatë sezonit të verës rritet dhe rreziku i helmimit nga ushqimet. Helmimi nga ushqimi ndodh duke ngrënë ose pirë ushqime të cilat janë të kontaminuara nga viruse, baktere, toksina, parazitë ose kimikate toksike. Jo gjithmonë kjo ndodh nga ushqimet e prishura. Mund të helmohemi nga ushqime në dukje shumë të mira por që nuk janë ruajtur siç duhet. Sipas Merja disa nga rrugët nga merren bakteret janë:

·        Kur një produkt shtazor del nga ngrirja dhe qëndron gjatë mbi tavolinën e restorantit, por edhe në shtëpi

·        Prania e mizave në kuzhinë

·        Nga moslarja mirë e duarve kur një punonjës në kuzhinë shkon në tualet

·        Kur vezët qëndrojnë gjatë pa u futur në frigorifer

·        Kur ndonjë ushqim riciklohet

·        Kur domatet qëndrojnë gjatë në arka dhe mund të krijojnë myk

Bakteret që shkaktojnë helmimet nga ushqimet në verë kryesisht gjenden në prodhimet shtazore, në mishin e papjekur, mishrat e përpunuar, në prodhimet e detit crudo, qumësht, ujë, vezë, domate, sallatë, duar të palara.

Ylli Merja rekomandon bimët të cilat pastrojnë toksinat nga trupi dhe një metodë natyrale tepër efikase për shërim nga helmimi:

·        Përgatisni 05.litra çaj me 2 lugë gjelle boronicë dhe 1-2 lugë gjelle mendër. Ky çaj pihet nga 2-3 gllënjka.

·        Pas 5-6 orë që keni pirë 250-300 ml çaj me nga 2-3 gllënjka, pini 1 gotë kos me 1 lugë supe niseshte. Gjithashtu një mollë apo një ftua i pjekur është shumë i mirë për qetësim.

·        Pasi ndërpriten të vjellat dhe diarreja konsumoni një supë me oriz dhe limon.

·        Ditët në vazhdim përdorim çajra me mendër, fruta pylli, propolis me rigon ose çaj gastromer.  

SHËNIM i REDAKSISË: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja