Kujtimet e mia për tim at
Mahir Domin

Kujtimet e mia për tim at<br />Mahir Domin
TIRANE- Kjo ditë shënon një ngjarje jo të zakontë për mua, prandaj dhe ajo më ka ngjallur emocione të forta, kujtime të viteve të shkuara, të gëzuara e të trishta, pasi sa më shumë ikin vitet, ashtu si zakonisht i ndodh kujtdo, respektin e institucioneve shtetërore, kur përcjellin vëmendje në veprimtarinë e tij, e vlerëson ngahera edhe më shumë.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë, - madje ATA, me të cilët ndau edhe përshëndetjen/lamtumirën e fundit të tij, - kanë sot privilegjin të na mbledhin të gjithëve nga Tiranë dhe Elbasani, pikërisht në një sallë që mban emrin e njërit prej miqve më të ngushtë të tij, Leks Budës, siç e thëriste AI, duke nderuar kështu edhe qytetin i tij të lindjes, - Elbasanin e lashtë e plot tradita, - atje ku, që kur ai ishte ende fëmijë nisën si krijimtaria botuese, ashtu edhe ajo akademike, fillimisht si mësues e më pas si drejtor në Normalen e Elbasanit.

Ndofta pak vetë e dinë, dhe këtë unë do të doja ta kujtoja në këtë ditë, që ka një ngjarje shumë të hershme në fëmijërinë e tij, që e kujtonte ngahera. Aty nga viti 1928, jetonte në Elbasan, ku kishte ndërtuar edhe një shtëpi, një angleze që merrej me studime për Shqipërinë. Kjo ishte Margaret Hasluck.

Një ditë, ajo shkoi në shkollën ku mësonte edhe im AT, që në atë kohë duhet të qenë në klasën e katërt, dhe u shpërndau nga një fletë nxënësve duke iu kërkuar të shkruanin përralla shqiptare, ashtu siç i dinin t’i rrëfenin ata vetë. Ajo botoi në 1932 librin “Këndime Englisht-shqip”, të përkthyer edhe në anglisht. Midis të tjerave, ajo përzgjodhi për botim edhe përrallën “Kolt e egër”, që pati rrëfyer, shkruar në atë detyrë klase, Mahir Domi, kur ishte vetëm 13 vjeç. Ky, ka qenë, siç tregonte edhe AI vetë, “botimi i parë” dhe pikërisht aty ka filluar edhe interesi i tij për filologjinë.

Kur nisi të dëgjojë për herë të parë për Aleksandër Xhuvanin, AI ishte vetëm një nxënës i fillores të Elbasanit, pa i shkuar ndër mend asokohe që personaliteti i dijetarit të shqipes do të linte aq shumë gjurmë tek AI; pa e ditur që profesori, që e ashuronte aq shumë sa herë që i kalonte qetë-qetë pranë tij, do të bëhej në të ardhmen eprori i tij; pa e menduar ndonjëherë që autori i teksteve të gjuhës shqipe, me të cilat mësoi AI, do ta zgjidhte vetë më vonë edhe si ndihmësin e tij; pa e imagjinuar që do të punonte në një sektor me të, që do të merrnin pjesë së toku në komisione, redaksi, botime e që do ta mbante aq afër si bashkëpunëtor gjer në ditët e fundit të punës së tij. Heshtazi Xhuvani u bë udhërrëfyesi i veprimtarinë shkencore të mëpasme të tij.

Ndaj dhe vlerësimi, - ndonëse jo nga më të lartat, por më të çmuarat për të, - ka qenë titulli i dhënë nga qyteti i Elbasanit. Siç duket, lidhja me qytetin e tij të lindjes, gurët e kalasë, lagjen ku u rrit dhe banoi në fëmijërinë e tij të kahershme, - që e donte aq shumë dhe e vizitonte aq dendur, - bibliotekën e qytetit që e shkeltte sa herë që kalonte pranë saj, të afërmit e paktë dhe miqtë e shumtë, të cilët e mikëprisnin sa herë që iu shkonte e i takonte, bënë që AI të gëzonte shumë për vlerësimin e bashkëqytetarëve të tij, kur ata e nderuan me titullin “Qytetar Nderi i Elbasanit”.

Në mbyllje, më lejoni që në këto momente tepër të veçanta për mua, të përcjell një falënderim të veçantë ndaj kolegëve, bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, me të cilët punoi dhe i çmonte aq shumë, miqve a pinjollëve të tyre, që vështirë të numërohen sot, nga gruaja fisnike delvinjote, që iu përkushtua si rrallëkush tim ETI, e cila e pati të pamundur të gëzonte me ne sot. Ajo që me lumturoi, më mbushi me krenari e më gëzoi sot është që nga të gjithë, im AT u kujtua e u respektua si një njeri me virtyte njerëzore të larta dhe një punëtor i palodhur. Ky është një vlerësim vërtet i madh për mua.

 
Kolt e egër
 
Nga Mahir Domi, vjeç 13
 
 Nji Mret njiher moti kishte pasë një kopsht, të cilin i a hashin kolt e eger. Ky Mreti kishte ene tre ccuna, nga të cilët ma i vogli ishte qeros. Nji ditë ccuni ma i madh i lypi s’amës nji pushkë për me rujt kopshtin nga kolt egër. Porsa erth koha e mbramjes, sosën kolt. Mirëpo ky prej frikës iku që të mos e vrasin, e porsa vojt në shpi e pyeti e ama se cc’far kishte bamun. Mirë po ai i tha, ‘Me mëzi kam shpëtu.’

Në nesëretë ccuni ma i vogël i lypi s’amës një pushkë. Mirëpo kjo nuk nëgjoi me i dhanë. ‘Yt vlla që asht ma i madh’, i tha, ‘nuk bani gja, e do bajsh ti’. Masi i biri i u lut shumë i tha një pushkë e kështu u-nis. Kur erdhën kolt, prej frike qi të mos e vrasin iku në shtëpi. Atë-here e ama e pyti ‘A kishte bamun nonjë gjë apo jo?’ Ky me krye të unjët i tha, ‘U friksova kur erdhën kolt, ene ika”.

Ditën tjetër Qerosi i kërkoi s’amës një pushkë, por ajo nuk i dha e i tha, ‘Nuk bën gjë tët vllazën, e do bajsh ti’. Po me gjithë  këtë Qerosi murrë një këllicc të keq qi kishte, ene u nis qi të shkoj. Posa sosi atje Qerosi e rrethoi gardhin me një tel në të tana anët. 

Kur u bë koha e mbramjes, erdhën kolt, ene porsa hynë mrenda, zuni të tërheki telën, ene i zu kolt, të cilët ishin katër. Si i kapi Qerosi kolt i thane, ‘Pse na kap?’. Qerosi atëhere u tha, ‘Do t’ju vras.’ “Aman qysh do na vrasish? Më mirë ti merr nga neve nji qime, e kur të kesh ndonjë punë ngrofe nji qime në zjarr.

Atë-herë ne do vimë për nji-herë e do të bëjmë nga ccdo herë nga një palë nga rrobat më të bukurat të botës. Me këto fjalë Qerosi mor nga një qime, ene iku në shtëpi. Kur vojt në shtëpi e pyeti e ama, e ai u përgjigj tyke thane, ‘Nuk vrava gja, vetëm sa i pash se nga ikën’. Të nesëret tre vëllazënit u-nisën qi t’i kërkojnë. Po duke shkumun rrugës panë një gropë së cilës nuk i dukesh fundi.  
mahir domi



























Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim