Kukës, 4 personat me COVID u infektuan në një ceremoni mortore

Kukës, 4 personat me COVID u infektuan në një ceremoni mortore

Fadil Morina

1593089662_morina.jpg

Rastet e reja me covid-19 në Kukës dyshohet se janë infektuar gjatë pjesëmarrjes në një ceremoni mortore. Sipas drejtorit të njësisë vendore të kujdesit shëndetësor në Kukës, Fadil Morina aktualisht Kukësi është në shifrat e 11 rasteve por nga ritestimi i bërë gjatë ditës së djeshme nga këto raste dy kane dalë negativ. Morina i bën apel qytetareve për mbajtje të maskave në ambientet publike,

""Po gjurmojmë të gjitha rastet e kontaktit, jo vetëm me të afërmit por të gjithë të pjesëmarrësit që kanë qenë në atë ceremoni mortore. Ne po gjurmojmë çdo rast Kujdesi më i madh duhet të tregohet në Kukës. Qytetarët duhet të kenë kujdes. Virusi nuk ka ikur. Grumbullimet duhet të shmangen. Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen dhe maskën duhet ta kenë me vetë në çdo moment", tha Morina.

Sipas Drejtorit Morina grupet e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Kukës janë 24 ore në terren për gjurmimin komunitar  epidemiologjik të rasteve me qellim mbylljen e vatrave në Kukës. Për situatën në Has dhe Tropojë, Morina theksoi se gjendja është e qetë dhe nuk ka raste pozitive.


Lajmi kryesor:

49 viktima/ Ndërron jetë një 66-vjeçar! 78 të prekur në 17 qytete! Vatrat më të nxehta në Shkodër dhe Krujë! Mbyllet bashkia e Delvinës (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve