Edvin Kulluri, një prej zërave më kritik ndaj Lulzim Bashës, nuk ka hezituar ta sulmojë dhe ironizojë atë sërish lidhur me deklaratat e tij se "nuk janë më opozita që ulërin". Kulluri i rendit kryedemokratit 7 arsye se pse 'opozita që ulërinte' ishte shumë herë më e fortë, me më shumë mbështetës dhe më shumë serioze në vendimmarrjet e saj se ajo që ka mbetur sot nga opozita e Bashës. Kulluri shprehet se me atë opozitë nuk ka mundur të tallej as Nano, as Meta e as Rama, siç bën piktori me Bashën dha kalamajtë që a ka sjellë në parti.

Statusi i plotë i Kullurit

I dashur Lulzim! Ke bere mbase shume mire qe je distancuar hapur nga tradita e te berit opozite nga PD para se te zgjidheshe kryetar! Eshte zgjedhja jote si kryetar i PD, nga ajo c’ka ka mbetur!

Por duhen saktesuar disa gjera. Se pari ajo PD “qe ulerinte nga maja e kokes” e mbylli bilancin me 13 vite ne pushtet e 9 ne opozite. Pra ka qeverisur me gjate nga PS!

Se dyti, para selise se PD prej se ciles qenke distancuar ziheshim per nje vend makine, kurse sot ne oborrin e Republikes se Re mund te luash futboll 11-11!

Se treti, militantet e partise ndiheshin te perfillur e te motivuar per te luftuar edhe kur lidershipi e kishte gabim! As nuk bliheshin, as nuk shiteshin e as i linin betejat ne mes sic e ke bere zakon.

Se katerti, sa mend kishte administrata e partise ne ate kohe nuk ke ti bashke me servilet e tu qe kane hyre e kane dale ne 7 vite. Nga kordinatore e deri tek deputetet anonime qe nxorre nga xhepi ne 12 te nates!

Se pesti, me ate opoziten qe “ulerinte nga maja e kokes” nuk tallej as Nano, as Meta e as Rama sic ben piktori me ty dhe kalamajte qe ke sjelle ne parti.

Se gjashti, asnje demokrat nuk merzitet nga distancimi qe ke marre nga Republika e Vjeter sic e konsideron, sepse ajo parti qe shkaterrove rrezoi komunizmin, doli ne opozite e u kthye prape ne pushtet. Te mori dhe ty per dore dhe tashme e trajton sic te trajton ty Rama, si nje gje pa vlere!

Se shtati, je si gjithnje genjeshtar! Ishe ti qe i vure flaken bulevardit e shkollave me molotov, ndersa tani “qenke bashkepunues me qeverine ne kete kohe te veshtire”!

Ka dhe me shume për te te thëne, por një gjë mos e harro! Kurorën e mbretit asnjëherë nuk e trashëgonin “fëmijët bastarde”, pasi u mungonte “gjaku blu”, e siç thotë populli “sojsëzi nuk behet kurrë sojlli”!

Bëji te fala Ramës e futu ne qeveri me te siç ëndërrove ne 2017!