Dorëheqja e opozitës/ Kristaq Kume: Kuvendi legjitim edhe me më pak deputetë

Dorëheqja e opozitës/ Kristaq Kume: Kuvendi legjitim edhe me më pak deputetë

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, gjatë një interviste për Shqiptarja.com, theksoi se Kodi Zgjedhor nuk i jep zgjidhje çështjes së zëvendësimit të deputetëve të opozitës në Kuvend, gjithnjë nëse kandidatët pasueses në listat e PD-LSI nuk pranojnë të marrin mandatet e ‘djegura’.

Duke iu referuar ligjit zgjedhor, Kume theksoi se partitë e tjera politike, parlamentare apo jo parlamentare, nuk mund të marrin mandatet e dorëzuara nga PD-LSI. Kume shtoi se Kodi Zgjedhor në këtë rast flet vetëm për mandatin e deputetit që është propozuar nga qytetarët. Megjithatë, ish-kreu i KQZ se KQZ dhe Kolegji Zgjedhor mund të marrin një vendimmarrje, si organe të ngarkuara për zbatimin e ligjit zgjedhor. Kume pohoi se ky vakuam ligjor mund të plotësohej nga Gjykata Kushtetuese, për aktualisht Kushtetuesja është boshatisur për shkak të ligjit të Vetingut. Sipas tij, një tjetër zgjidhje është një marrëveshje politike mes palëve. Ish-kreu i KQZ pohoi se pavarësisht kuaj situate, Parlamenti funksion normalisht, ndonëse nuk bën dot reforma.

-Z. Kume, ka interpretime të ndryshme dhe paqartësi sa i takon kandidatëve, të cilëve u lind e drejta për të marrë mandatet e përfaqësimit në Parlament, të dorëzuara nga deputetët e PD-LSI. Nëse kandidatët në listat e PD-LSI do të refuzojnë marrjen e mandateve të dorëzuara, kandidatët e cilit subjekt tjetër politik u lind e drejta të ulen në Parlament? Pra, a mundet që mandati i një partie politike të transferohet tek një parti të tjetër?

Kodi Zgjedhor nuk i jep përgjigje kësaj pyetje. Kodi Zgjedhor nuk e ka trajtuar rastin kur shteron lista e një koalicioni apo e një partie kur ajo ka garuar më vete. Kodi ka trajtuar vetëm rastin kur ndërpritet mandati i një deputeti që është propozuar nga qytetarët. Arsyen se pse ka ndodhur kështu unë nuk e di. Nisur nga parimi i përgjithshëm që qytetarët ftohen të votojnë, një pjesë votojnë për opozitën dhe një pjesë për mazhorancën, nuk mund të përdorësh pastaj mekanizimin ligjor që të transferojë nëpërmjet ligjit vullnetin e zgjedhësit, i cili ka votuar për një parti politike, ndërsa në Parlament të shkojë dikush tjetër.

-Si mund të adresohet kjo situatë? Cila është zgjidhja e mundshme?

Për mendimin tim, ajo çka do të bëhet dhe duhet të bëhet pas kësaj, duhet të jetë një vendimmarrje e KQZ. Pasi të përfundojë lista e partive, duhet të ketë një vendimmarrje e cilësuar e KQZ me pesë vota. Janë dy institucione që mund ta trajtojnë këtë gjë, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor.

-Çfarë vendimi mund të marrë KQZ në këtë rast dhe si mund të marrë vendim KQZ pa u referuar në Kodin Zgjedhor?

Ligjërisht, duke qenë se ka boshllëk, i mbetet institucionit që është ngarkuar për zbatimin e këtij ligji që të vendosë se çfarë do të bëjë. Në këtë rast, vendimmarrja duhet me pesë vota dhe përveç kësaj, vendimmarrja e KQZ, cilado qoftë ajo, ankimohet edhe në Kolegjin Zgjedhor. Janë këto dy institucione që duhet të angazhohen. E keqja tjetër e madhe për mua është se ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, e cila do të bënte plotësimin e këtij boshllëku ligjor ose do të thoshte se pse është vepruar në këtë mënyrë, që do të thotë se ligji nuk parashikon transferimin e mandatit të një partie politike tek një parti tjetër politike, që nuk janë në koalicion. Gjykata Kushtetuese mund të thotë për shembull se transferimi nuk bëhet pasi kjo bie në kundërshtim me parimin bazë që vota e qytetarit është për subjektin përkatës, në opozitë apo mazhorancë.

-Pra mendoni se vendet e opozitës në Kuvend do të mbeten bosh?

Absolutisht mbeten bosh. Megjithatë, kjo krizë nuk çon automatikisht në zgjedhje, pasi mazhoranca aktuale i ka numrat në Parlament. Por, nuk mund të përdoret ligji për të zhbërë situatën. Ligji nuk e rregullon do këtë gjë. Për mua kjo mund të zgjidhjet vetëm me një marrëveshje politike midis palëve, duke rënë dakord se çfarë duhet të pranojnë dhe të bëjnë në këto kushte, sepse në parimin e përgjithshëm pushteti ka të dyja anët, opozitën dhe mazhorancën. Dhe të dyja duhet të jenë funksionale. Për mua nuk duhet të përdoret ajo që unë e kam mazhorancën dhe do ta çoj deri në fund. Ligjërisht është në rregull. Ligji nuk e shqetëson fare. Por, nuk është normale në një shoqëri demokratike, kur pushteti ushtrohet si rezultat i bashkëveprimit midis opozitës dhe maxhroancës. Edhe një herë, mazhoranca, me kaq numra që ka në Kuvend mund të qeverisë e qetë, por nuk bën dot reforma. Ligjet që kërkojnë 84 vota nuk i bën dot. ligjet e tjera i bën.

-A mund të përdoret si analogji parashikimi ligjor për mandati i deputetit i propozuar nga qytetarët?

Ligji nuk e trajton këtë situatë. Ndoshta për analogji mund të përdoret rasti i kandidatëve që janë propozuar nga qytetarët. Por, kjo kërkon vendimmarrje. Nuk mund të bëhet automatikisht. Siç e thash më lart, vendimmarrjen mund ta marrin sot dy institucione: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Por, për mendimin tij, është pa sens që mandatet e opozitës t’i kalojnë mazhorancës.

Baza ligjit për zëvendësimin e mandateve

Neni 164, i Kodit Zgjedhor

1. Mandati i deputetit, i fituar sipas neneve 162 dhe 163 të këtij Kodi, ndërpritet vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës. Nuk përbëjnë shkak për ndërprerje të mandatit marrëveshjet apo deklaratat paraprake individuale apo kolektive për heqje dorë nga mandati. Në rastin e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës, deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës.

2. Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse. Në përjashtim nga ky rregull, kur vakanca i përket një mandati të fituar sipas pikës 6 të nenit 67, ajo plotësohet nga kandidati i parë në listë i gjinisë përkatëse, pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk aplikohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar.

3. KQZ-ja merr vendim për dhënien e mandatit kandidatit të radhës në listën e kandidatëve të regjistruar sipas nenit 67 të këtij Kodi. Vendimi i njoftohet kandidatit dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi, pa shkaqe të përligjura, mandati i kalon kandidatit vijues të listës, sipas procedurës së parashikuar në pikën 1 ose 2 të këtij neni. E njëjta procedurë vazhdon deri në shterimin e listës së kandidatëve të së njëjtës parti politike.

4. Në rast kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë. Kur mandati i ndërprerë i përket një kandidati të propozuar nga zgjedhësit, mandati i kalon subjektit zgjedhor me herësin më të lartë. Kur mandati i takon një koalicioni zgjedhor, ai i shpërndahet partisë pjesëtare të koalicionit me herësin më të lartë.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Krist: 24/02/2019 20:28

    Juristi thote:1.Meqenese maxhoranca i ka votat,ajo,mund te qeverise e qete,por nuk mund te beje reforma dhe ligje qe duan mbi 84 vota.Si qeveriska e qete,kur nuk ben dot ligjet?Parlamenti,pr kete puneshte,te beje ligje dhe reforma. 2.Me poshte thote se :Ne nje shoqeri demokratike,pushteti ushtrohet si rezultat i bashkeveprimit te opozites,me maxhorancen.Kjo nenkupton,se kur nuk jane te dyja palet ne Parlament, nuk mund te ushtrohet pushteti,akoma pra,qe ky Parlament,qe nuk ushtron dot pushtetin,eshte jashte "loje" ,e thene ndryshe,eshte parlament ilegjitim,ne kuptimin konkret dhe praktik te fjales (teorikisht,-thote juristi,Parlamenti mund te vijoje te qeverise e qete,por nuk qeveris,sepse nuk ben dot ligje dhe reforma,dhe vete juristi,sic duket,nuk "do t'i kene numurat,ne mendjen e tij,ose nuk do te kete njerinnga polet:maxhorancen,ose opoziten,prandaj eshte edhe kaq konfuz,ose i "detyruar"te tregohet konfuz.-Pune e tija,me vetvehten dhe me ndonjeren pale.

    Përgjigju
  • opioninion: 24/02/2019 09:37

    duhete mbehete zgjedhje legjtim

    Përgjigju
  • opioninion: 24/02/2019 09:37

    epara duhete te mbehete senati dhoma deputevesa vjete eshte madatidhe te mbehete zgjedhje per kuvendi dhezgjedhje per kolegjizgjedhor zoti KUme te caktohete data zgjedhje presindenti te mbehete zgjedhje legjislature dhe komitetiekzektiv

    Përgjigju
    • Sahit Lavamoni: 24/02/2019 19:25

      Komenti eshte qe nisur nga fryma qe ka pushtuar gjithe shqiptaret se jane sh te zotet, nuk ka mbetur fshater pa dhon men.I duket vetja te gjotheve Juriste.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja