Basha refuzon ftesën e Ramës për dialog: Do vijojmë protestat

Kryedemokrati Lulzim Basha refuzoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog pas dorëheqjes nga Kuvendi dhe protestave. Basha foli sot në një deklaratë për mediat duke u shprehur se takimin e vetëm e ka me qytetarët me 16 mars dhe në protestat e tjera përpara Kuvendit sa herë që do të ketë seancë plenare.

"Hapi i vetëm për të çuar vendin në Europë është t'i japim fund qeverisë së krimit. Takimi i vetëm që unë kam është ai me 16 mars me qytetarët shqiptarë dhe qindra takime të tjera përpara asmablesë së krimit. Nuk bëhet fjalë për fatin e një partie politike por për fatin e shqiptarëve. Me këtë të dialogosh, me Çyrben, apo me Dakon, pra një rol të rëndësishëm kanë këtu të gjithë ata njerëz që kuptojnë se nuk është përplasje mes partish, por përplasje për fatin e shqiptarëve.

Qeveria e kapur në flagrancë, duke vjedhur votën, duke i gënjyer se edhe pak do e hapim derën e integrimit, kur dihet se në Evropë nuk të pranojnë kur vendi qeveriset nga politikanët e lidhur me banditët dhe krimi.Vendi qeveriset nga politikanë të lidhur me krimin dhe ndajnë Shqipërinë si të ishte tortë duke shkatërruar institucionet e vendit dhe duke detyruar qytetarët të marrin rrugën e emigracionit. 

Ajo që ka rëndësi për shqiptarët është fakti se në çdo vend të Europës, nëse qeveria kapet duke vjedhur vota ikën qeveria dhe kryetarët e tyre shkojnë në burg. Detyra jonë është që këto standarde të këtyre vendeve t’ja garantojmë shqiptarëve këtu në Shqipëri. Asgjë më shumë se kushtet që Europa garanton për qytetarët e saj nuk kërkojmë, dhe nuk do të pranojmë asgjë më pak"
, deklaroi Basha.

Nga Samiti i Diasporës, Kryeministri Edi Rama i bëri dje një ftesë publike liderit të opozitës Lulzim Basha për të folur lidhur me zgjidhjen e krizës politike në vend.

Opozita ka njoftuar se me datë 16 Mars do të mbajë një protestë kombëtare me qëllim rrëzimin e qeverisë Rama. Basha bëri edhe njëherë njoftimin për mbajtjen e kësaj proteste e cila sipas tij është hapi i vetëm për të shkuar në Europë. Ndërkohë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi përpos organizimit së protestave të opozitës ka nisur edhe fushatën për zgjedhjet, që sipas saj do të jenë të parakohshme dhe do të zhvillohen në fund të muajit maj. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 02/03/2019 16:01

    More kush jeni ju qe e lutni kete halabak NUK ka negociata me kriminelet ata e Kane vendin be burg

    Përgjigju
  • toni: 02/03/2019 14:24

    lulush mer dhe monen dhe krijoni qeveri menjan,edhe vet bini rehat,edhe popullit si prishni pune

    Përgjigju
  • Redi: 02/03/2019 13:56

    Kjo eshte e forte,hajduti bertet kapeni hajdutin.nqs nuk hapen negoziatat do jet vetem fati juaj dhe historia do te gjykoje si njeriu qe pengoji vendin e tij per te hyre ne Europe.

    Përgjigju
  • Popull Emigrantësh: 02/03/2019 13:30

    BOLL NA KENI MARË NË QAFË 30 VJET GJENI GJUHËN TË HAPEN NEGOCIATAT PËR SHQIPËTARËT SEPSE POPULLI DIREKT DO KETË I PARI SHUMË PËRFITIME, SA PËR JU E DIMË QË SDONI TË DINI HAPEN APO JO, SEPSE JENI TË GJITHË TË KRIMBUR NË PARA.

    Përgjigju
  • Rrota: 02/03/2019 13:09

    Oluli kush qytetar .... ata qe paguani ju .....flet per vjedhje votash pastaj... qytetart duan te hapen negocjatat se ti je bashk me edin dhe ekeni ber kte popull qe flet me vete more veshe o lulush

    Përgjigju
  • Emigrant: 02/03/2019 12:59

    Zoti Lulzim Basha te lutem mos fol ne emer te popullit, dhe per shqiptaret por fol ne emer te partise tende te interesava tuaja dhe te militanteve te tu.

    Përgjigju
  • Rtuqja: 02/03/2019 12:47

    Populli satome .une pranoj te vdes tani se sa te pranoj te udhehiqem nga nje vrases .nga nje hajdut nga njeri mashtrues dhe pa asnje vlere njerzore .Ne feer shk8fsh ti dhe ai popull qe te ndjek ty o perbindesh i te gjithave te keqijave .

    Përgjigju
  • geg hyseni: 02/03/2019 12:44

    Thirrja per permbysje me dhune e pushtetit te dale me voten e popullit dhe te çertifikuar nga institucionet shqiptare dhe gjithe faktori nderkombetar jan antikushtetuese dhe si te tilla personat pergjegjes duhet te vihen para drejtesie.

    Përgjigju
    • Vladimir koci: 02/03/2019 14:42

      Per cfare “kapje ne flagrance” e ka fjalen ky hajduti simpatik.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë