Ambasadori çek: Ftesa e Ramës për dialog me opozitën, sinjal i mirë

Ambasadori çek: Ftesa e Ramës për dialog me opozitën, sinjal i mirë

Ambasadori çek në vendin tonë, Jaroslav Ludva, e tuan sinjal të mirë ftesën që kryeministri Edi Rama i bëri liderit të opozita jo parlamentare, Lulzim Basha, për tu ulur në dialog për zgjidhjen e krizës, pas vendimit për të djegur në bllok mandatet e deputetëve. Por vetë Basha sot, e refuzoi ftesën.

Nga Korça, Ludva u shpreh: “Ftesa natyrisht është sinjal i mirë sepse duhet të diskutojmë për politikën, duhet të diskutojmë për situatën në Shqipëri dhe një takim është gjithmonë rruga më e mirë. Nuk e di nëse do të diskutojnë por unë them që një takim është gjithmonë rruga më e mirë".

Vendi i politikës është në Kuvend, ju përgjigj ambasadori pyetjes së gazetarëve për kërkesën e opozitës për qeveri tranzitore, dhe zgjedhje të parakohshme.

Negociatat për anëtarësim në BE?! Kryediplomati çek thotë se përgjigjen e kësaj pyetjeve do e përcaktojë muaji qershor.

 “Shqipëria ka bërë progres në reformën e drejtësisë, ka disa gjëra për të punuar, shpresojmë që mund të hapen negociatat por është shumë e vështirë ta them tani. Do ta shohim në Qershor, sepse ka 28 vende në Bashkimin Europian, nuk është vetëm komisioni, çdo vend duhet të aprovojë”,- tha ambasadori çek.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni nga tirona: 02/03/2019 20:16

    Vetem Me nje kusht dialogu me ramen KUR DAKO TAHIRI GJIKNURI AHMETAJ BANDA AVDYLAJVE TE JENE TE BURGOSUR atehere mundesi nje OK djalog me ramen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja