Dita e djeshme ka qenë një ditë mjaft e veçantë për familjen e deputetin socialist Bashkim Fino. Djali i tij Redi i ka dhënë fund beqarisë duke u kurorëzuar në martesë më Edlirën, vajzën e Gëzim Podgoricës, ish-drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe anëtar i Kryesisë së LSI- së.
Redi Fino dhe nusja e tij Edlira
Ka qenë vetë nusja, Edlira e cila e ka bërë të ditur këtë lajm të mirë me anë të postimeve në rrjetet sociale. “Kur ëndrrat bëhen realitet… 12/12/2018. Dashuria ime Redi Fino,”- shkruan në postimin e saj Edlira, krahas fotove ku shihet duke pozuar më dhëndrin.
Redi Fino dhe nusja e tij Edlira
Dyshja shihen në taracën e një prej hoteleve që ndodhet në qendër të Tiranës, dhe ajo që bie në sy është një dekorim mjaft i thejshtë dhe romantik. Edlira kishte zgjedhur një fustan të bardhë ku mbizotëronte dantella e ndërsa Redi një smoking të zi. Në ambjent mbizotërojnë lulet shumëngjyrëshe dhe qirinjtë e bardhë.