Kur Italia lëviz ndadalë, kështu bëj dhe ti, rebel Covidi në Shqipëri!

Kur Italia lëviz ndadalë, kështu bëj dhe ti, rebel Covidi në Shqipëri!

Eshtë si një ushtrim i përsëritur mirë me qindra herë: Distancë, maskë në mjedis të mbyllur e me njerëz, larje duarsh, pastaj çdo veprim bëhet i natyrshëm. Në Itali, në Puglia kështu bëjnë të gjithë. Me durim. Në dyqanin e fruta perimeve, atë të prodhimeve bulmetore, në supermarket, në farmaci, futen me radhë dhe me distancë. Në heshtje, me respekt për njëri-tjetrin dhe me frikë për të padukshmen. Njerëzit në këtë kohë Covidi duket se nuk vrapojnë më në Itali. Çdo lëvizje është ngadalësuar, çdo përshëndetje ka humbur patosin e mëparshëm kur takon të afërm dhe miq. Kur kjo gjë i ka ndodhur një prej popujve më plot pasion, xhestikulime dhe gjallëri, bësoj se prej kësaj diçka duhet mësuar. Puglia, krahina përballë nesh, prej kohësh ka 0 të infektuar.

Në Shqipëri, dihet, nuk na pëlqejnë shumë rregullat. I kemi hedhur “në kosh plehrash” bashkë me atë të çmendur diktaturë që hoqëm në kurriz. Po na thanë mbaj maskën, do të na shijojë më shumë se çdo raki dëshira për të mos e vënë, po na thanë mbaj distancën, eh, ku ka më bukur se të përqafohemi në këto kohë; po na thanë laj duart, sa batuta do të hidheshin përreth nga miqtë tanë? Ka lindur në Shqipëri në këto kohë një tjetër lloj rebeli, quhet rebel Covidi.

Por me sa duket dhe mesa po shohim, Covid kapërcen hilet e gjithë qeverive që kemi parë ndonjëherë. Kapërcen urdhërat me fjalë, me figura apo me spote se si duhet të qëndrojmë dhe çfarë duhet të bëjmë. Nëse ka një më hileqar se ne të gjithë bashkë sot, ky është virusi Covid 19. E di. Sa të bukura janë konspiracionet, sa orë të këndshme kalohen nëpër kafe duke i përmendur të gjitha një më një, madje, Aqifi, komshiu i Sadetes, dinte edhe një tjetër akoma më të besueshme: Këtë që tha ai, nuk e kishte dëgjuar asnjë më parë. Dhe kështu, me pak muhabet, me një kafe apo edhe një ujë, vrasim frikën, sidomos atë frikë për të qenë vetëm e për t’u përballur vetëm, largqoftë me Covid19.

E megjithë, rebelë më rebelë të Shqipërisë, nuk është sot koha për trimëri, për konspiracione dhe arrogancë ndaj një situate virale që ende nuk e kanë të qartë as kokat më të zgjuara të globit. Në heshtje, pa arrogancë, duhet të jemi të kujdesshëm. Seriozisht. Të futemi edhe ne në këtë “film” me lëvizje të ngadalta, edhe pse nuk na pëlqen aspak, por nga shifrat dhe eksperiencat e të tjerëve, duket se është i vetmi “film” që mund të luajmë në këtë kohë plot Covid 19.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Merita: 29/07/2020 12:46

    Kur ta hajne gjithe ne b... do ta besojne

    Përgjigju
  • Lame: 29/07/2020 11:56

    Vetem kur i bie ne shtepi e beson shqiptari se ndryshe i duket cdo gje kompllot

    Përgjigju
  • Flutura: 29/07/2020 10:26

    Moj idiote po dhe covid e lidhe me ate "diktature". Na mbyti injoranca si popull, do te duhen vite te ariget niveli i diktatures

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin