Kur Lulzim Basha ishte ‘i dënuar për t’u bërë Kryeministër’ si idhulli i gazetarit të familjes Berisha Çim Peka! Ja çfarë shkruante në 2019-n

Kur Lulzim Basha ishte ‘i dënuar për t’u bërë Kryeministër’ si idhulli i gazetarit të familjes Berisha Çim Peka! Ja çfarë shkruante në 2019-n

Çim Peka dhe Lulzim Basha

Lulzim Basha që prej një viti, sapo përjashtoi Sali Berishën nga PD, është kthyer në armikun më të madh të kujtdo që është në ‘oborrin’ e ish Kryeministrit. Punonjës të mediave pranë tij tani e sulmojnë si të shitur dhe të dështuar por ‘harrojnë’ që e trajtonin si ‘yll’ dhe si kryeministrin e ardhshëm. Dhe këtë e vërteton më së miri një shkrim i botuar ne korriku 2019 prej njërit prej gazetarëve më të njohur pranë Berishës, Çim Peka, në portalin e familjes së ish-Kryeministrit.

“A do të jetë Lulzim Basha kryeministri i ardhshëm? Pa diskutim. A është i dënuar në të bërit kryeministër. Po, pa tjetër. Sepse duhet një kurajo e fortë, për dikë që të marrë përsipër të drejtojë vendin pas katrahuarës dhe greminës ku e ka hedhur dhe vazhdon ta hedhë Edi Rama”, shkruante në atë kohë Peka, ndërkohë që tani e konsideron Bashën si ‘të shitur te Rama’

Lulzim Basha, i dënuar të jetë Kryeministër

Nga ÇIM PEKA

Nëse ka dy persona në politikën shqiptare që vijnë nga dy planete të ndryshme, ata janë Lulzim Basha dhe Edi Rama. Janë të ndryshëm në gjithçka.  Të ndryshëm në origjinë; të ndryshëm në fëmijëri; të ndryshëm në shkollim; të ndryshëm në formim; të ndryshëm në karrierë profesionale; të ndryshëm në politikë.

Basha vjen nga një familje tipike tiranase dhe shqiptare, ndërsa Edi i nipi i baba Pilos, i biri i anëtarit të komisionit të ekzekutimeve, nip i llastuar i Bllokut.  Basha një jurist i shkolluar në një nga shkollat më të mira të drejtësisë në Europë; ndërsa Edi një piktor dështak i kthyer në zhgarravinist.  Basha hyri në politikë duke ardhur nga zyra e Drejtorit amerikan të drejtësisë (së UNMIK) në Kosovë, ndërsa Rama u mor nga ghettot e Parisit.  Të dy jetuan për një kohë jashtë: Basha studioi e punoi ne Hollandë, ndërsa Rama si emigrant në Francë.

Lulzim Basha si ministër transportesh mbikqyri ndërtimin e dy veprave më të mëdha infrastrukturore në historinë e Shqipërisë, rrugën e kombit, dhe autostradën Tiranë-Elbasan, ndërsa Rama si Kryeminsitër njihet si përsoni që u vuri taksën.  Basha si ministër i jashtëm njihet si personi që drejtoi procesin e antarësimit të Shqipërisë në NATO, ndërsa Rama si Kryeminstri që infiltroi në nivelet më të larta të institucioneve të sigurisë kombëtare individë të lidhur më shërbime secrete lindore dhe kontigjent kriminal. Basha si Ministër i Brendshëm që drejtoi procesin e vështirë të liberalizimit të vizave, ndërsa Rama si Kryeminsitri që rrezikon të ktheje vizat.  Basha si ministër që uli kultivimin e kanabis gjatë periudhës së tij në nivelet më të ulta historike, ndërsa Rama Kryeminsitri që ktheu Shqipërinë në narko-shtet.  Basha si kryetar i opozitës që udhëhoqi procesin më të vështirë të dekriminalizimit të politikës, ndërsa Rama si kryetar i partisë që bëri njësh mafian me qeverinë.

A ka vend për të kritikuar e kundërshtuar Lulzim Bashën? Sa të duash. Jam unë, autori i këtij shkrimi që kam qenë një ndër kritikët më të ashpër ndaj tij, vecanërisht për marrëveshjen e majit 2017 dhe ngjarjet që pasuan në Partinë Demokratike.  A ka vend për ta kritikuar dhe tani? Patjetër që ka, secili sipas mendjes së vet.

Por, asnjëra nga kritikat tona, apo gabimet e tij, nuk mund të hedhin poshtë ato cfarë shkruajta më lart. Dallimi i tij me kundërshtarin e tij politik janë si nata me ditën.

A do të jetë Lulzim Basha kryeministri i ardhshëm? Pa diskutim. A është i dënuar në të bërit kryeministër. Po, pa tjetër. Sepse duhet një kurajo e fortë, për dikë që të marrë përsipër të drejtojë vendin pas katrahuarës dhe greminës ku e ka hedhur dhe vazhdon ta hedhë Edi Rama, në ekonomi, në shëndetësi, në arsim, në rend e siguri, në institucione, në procesin e integrimit europian. Në gjithçka. Shkrimi i plotë i botuar më 5 korrik 2019

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmir Fatkar Gazi Çafaj: 21/03/2023 16:47

    Qen Peka skspe qim skape byth lëpirsi i familjes HAJDUTE familjes më të urryer të Shqiptarve familja Berisha. Ky i ashuquajtur gazetaruc që është një huq për lek ky tip Qen Peka vret dhe babën e vet. Pra imagjinoni se çfar i është bër kur një tip i till një tip kaq i pështir është gazetar. OBOBOBOBO ÇFAR TMERRI QEN PEKA GAZETAR.

    Përgjigju
  • Fadili: 21/03/2023 16:28

    Gazetar koke trapez anadollak klanor pa moral pa din e pa iman

    Përgjigju
  • nazo: 21/03/2023 14:10

    Fatkeqesi e madhe me gazetare te tille provincial, meskine, zemer zinj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit