Rama pret Kurtin në Tiranë: Të hedhë hapat për Asociacionin dhe Kishën Serbe, e mbështes! Kryeministri i Kosovës: Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

TIRANË- Pas negociatave me Serbinë në Ohër, kryeministri Albin Kurti zhvilloi një vizitë në Tiranë, ku takoi krerët më të rëndësishëm të shtetit shqiptar për t’i informuar lidhur me Marrëveshjen  e Ohrit drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi. Takimi më i gjatë ishte me kryeministrin Edi Rama, i cili e priti për 2 orë në 'Vilën 30' me të cilin bisedoi mbi zhvillimet më të fundit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama ndau një foto me Kurtin dhe shkruan se e mbështeti kryeministrin e Kosovës për të hedhur hapat e radhës që do të normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë. Kryeministri Edi Rama tha se e inkurajoi për Asociacionin dhe Kishën Serbe duke shtuar se do të ketë mbështetjen e tij të plotë.

“I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë”, shkroi Rama. Kreu i qeverisë shtoi se diskutuan për mbledhjen e ardhshme të 2 qeverive, për të cilën vendosën që të mbahej në qershor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas takimeve të ndara me Ramën, Nikollën, Begajn e Metën në Tiranë. Kurti u shpreh se vizita u bë në kuadër të marrëveshjes së arrirë me Serbinë në Ohër. Kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh se i njoftoi nga afër dhe më me hollësi përfaqësuesit kryesorë të shtetit. Më tej ai komentoi edhe takimin me Metën, ku u shpreh se e takoi në cilësinë e ish presidentit dhe jo si kryetar të Partisë së Lirisë. I pyetur se çfarë do dëshironte nga Shqipëria, Kurti theksoi ndihmën e Shqipërisë për të përfaqësuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Para takimit me Ramën, Kurti u prit nga kreu i shtetit Bajram Begaj. Presidenti e priti Kurtin në Presidencë dhe zhvilluan një takim për rreth 30 minuta. Begaj ka vlerësuar se marrëveshja me Serbinë është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian. Presidenti Begaj shprehu gjithashtu besimin se zotimi i marrë nga palët në Ohër do të respektohet plotësisht, ndërkohë do të gjenden mekanizmat e duhur për ta kthyer këtë dakordësim publik në një marrëveshje të detyrueshme e të zbatueshme për palët ndërkombëtarisht.

Pas Begajt, Kurti është pritur nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla në Kryesinë e Kuvendit. Ai zhvilloi edhe një takim me kreun e PL-së, Ilir Metën i cili u shpreh se mbështet qëndrimet e Kosovës në raport me dialogun me Serbinë. 

Më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kurti dhe Vuçiç pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian

Në Ohër, Kosova dhe Serbia u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të pranuar parimisht  gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave. SHBA-ja e ka mbështetur propozimin e BE-së, i cili më herët është njohur edhe si plani franko-gjerman. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:24
Pse u shmang PD nga vizitat e tij në Tiranë? Kurti: Metën e takova në cilësinë e ish presidentit, jo si kryetar partie

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur edhe për ‘shmangien’ e PD-së nga axhenda e takimeve të tij në Tiranë. Ai u shpreh se takimi me Metën nuk ka qenë në cilësinë e kryetarit të Partisë së Lirisë, por si ish president. Kurti u shpreh se e pa të udhës ta informonte për procesin e dialogut me Serbinë dhe për marrëveshjen e Ohrit.

“Kam takuar krerët e tri institucioneve shtetërore dhe ish presidentin Meta dhe kam konsideruar se është e nevojshme dhe atë ndonëse nuk është më President. E di që Tirana dhe gjitha Shqipëria janë në ethet e fushatës dhe përfitoj nga rasti t’i uroj një proces zgjedhor sa më demokratik.”- tha Kurti.

Ora 18:16
Kurti pas takimeve në Tiranë: I vura në dijeni për marrëveshjen e Ohrit! Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

 

Kurti pas takimeve në Tiranë: I vura në dijeni për marrëveshjen e Ohrit! Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas takimeve të ndara me Ramën, Nikollën, Begajn e Metën në Tiranë. Kurti u shpreh se vizita u bë në kuadër të marrëveshjes së arrirë me Serbinë në Ohër. Kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh se i njoftoi nga afër dhe më me hollësi përfaqësuesit kryesorë të shtetit. Më tej ai komentoi edhe takimin me Metën, ku u shpreh se e takoi në cilësinë e ish presidentit dhe jo si kryetar të Partisë së Lirisë. I pyetur se çfarë do dëshironte nga Shqipëria, Kurti theksoi ndihmën e Shqipërisë për të përfaqësuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Dëshirova t’i njoftoj nga afër dhe me hollësinë procesin e dialogut por gjithashtu edhe me elementët përbërës të marrëveshjes.

Shqipëria është shumë më pranë Kosovës dhe kjo duket edhe në marrëdhëniet mes nesh dhe përfaqësimin e kësaj të fundit në organizmat e arenës ndërkombëtare.

Kërkojmë nga Shqipëria mbështetje në forumet ndërkombëtare për Kosovën. Duhet mbrojtur, sovraniteti, pavarësia dhe integriteti ndërkombëtar. Por edhe të na ndihmojë për t’u anëtarësuar në organizmat ndërkombëtare.”

Një situatë komplekse për dialogun Kosovë-Serbi të shihet me kujdes nga Shqipëria. Kjo marrëveshje është njohje de facto e ndërsjellët dhe gjithashtu ua shpjegova se neni 7 i cili flet për vete menaxhimin e komunitetit serb në fakt korrespondon te marrëveshja kornizë për të mbrojtur pakicat kombëtare.”- tha Kurti.

Ora 17:48
Meta takon Kurtin: Mbështes qëndrimet e Kosovës për normalizimin e dialogut me Serbinë

1679845741_3378488016084735607747277710485198408581461n.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta priti në një takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti i cili ndodhet sot në Tiranë. Meta shkruan se mbështet qëndrimet e Kosovës për normalizimin e dialogut me Serbinë.

“Pata kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror në selinë e Partisë së Lirisë, Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti

E vlerësoj progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës në forcimin e shtetit të së drejtës, llogaridhënies, zgjedhjeve të lira e të ndershme, luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik e social.

Mbështes qëndrimet konstruktive të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, që çon drejt njohjes reciproke mes dy vendeve fqinje.

Është e rëndësishme që procesi i dialogut të ketë një mbështetje sa më të gjerë nga të gjithë faktorët politikë të Kosovës, duke pasur parasysh interesat afatgjatë të saj.”- shkroi Meta.

Ora 14:29
Edi Rama pas drekës me Kurtin: E inkurajova për hapat e mëtejshëm, qoftë për Asociacionin apo Kishën Serbe! Mbledhja e ardhshme e 2 qeverive mbahet në qershor

1679833875_337392915119576501011406754019082859788141n.jpg

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar për takimin me homologun nga Kosova që e cilëson ‘mik të posacëm’.

"Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë.

Ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor", shkroi Rama.

Ora 14:06
Rama 2 orë takim me Kurtin në ‘Vilën 30’, në fokus të bisedimeve marrëveshja me Serbinë

1679833121_1679832198333.png

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Takimi është zhvilluar në Vilën 30 dhe ka zgjatur për rreth 2 orë. Në fokus të takimit ka qenë marrëveshja me Serbinë.

Ora 13:15
Marrëveshja me Serbinë, Kurti takim me Nikollën në Kuvend: Të vendosur për zbatimin e Planit Evropian, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti në Kryesinë e Kuvendit, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nikolla përgëzoi Kurtin për punët e mira që po bën Qeveria e Kosovës si edhe durimin, qetësinë, maturinë dhe qëndrimet  e guximshme në bashkëpunimin me BE dhe ShBA për të ardhmen evro-atlantike të Kosovës.

“Kuvendi nxit e mbështet bashkëpunimin e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha fushat dhe mbështesim vendimet e Qeverisë së Kosovës, si vendime të një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe të një shteti sovran dhe të pavarur. Bashkëpunimi intensiv mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës është në ditët më të mira. Ne mbështesim perspektivën evro-atlantike të Kosovës dhe vijojmë të lobojmë për njohjet e reja ndërkombëtare, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, OKB dhe organizatat ndërkombëtare. Mbështesim dialogun midis Kosovës dhe Serbisë  si rruga më e mirë dhe e vetme drejt njohjes së ndërsjellët mes dy vendeve, vlerësojmë Planin Evropian si një pikënisje e mirë për dialogun dhe mbështesim angazhimin e BE-së dhe SHBA-së në zbatimin e aneksit të këtij Plani. Zbatimi i marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij euroatlantike.”, u shpreh Kryetarja Nikolla.

Kryeministri Kurti falënderoi Nikollën për mbështetjen institucionale të bashkëpunimit dypalësh. Kurti vuri në dukje progresin e dukshëm në zhvillimin ekonomik, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe të procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe nënvizoi se ekonomia, demokracia dhe integrimi po ecin në mënyrë komplementare, duke respektuar njëkohësisht të drejtat e njeriut dhe të pakicave. 

Kryeministri Kurti vuri në dukje vendosmërinë e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës për avancimin e dialogut me Serbinë dhe zbatimin e Planit Evropian, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe duke bashkëpunuar ngushtë me BE dhe SHBA.

Ora 12:12
Begaj priti në takim Kurtin: Marrëveshja me Serbinë garanci për të paqen

 

Presidenti Bajram Begaj, priti sot Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin bisedoi mbi zhvillimet më të fundit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Begaj, pasi u informua në detaje mbi negociatat e zhvilluara me Serbinë, të udhëhequra nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përshëndeti lidershipin, maturinë dhe kurajon e treguar nga Kryeministri Kurti dhe ekipi negociator i Republikës së Kosovës, për ta pranuar planin evropian, si dhe për ta nënshkruar e zbatuar atë.

Duke u ndalur te rezultati i takimit të Ohrit, më 18 mars 2023, Presidenti Begaj vlerësoi se dakordësimi publik dhe angazhimi i palëve për të zbatuar planin evropian të normalizimit të marrëdhënieve midis  Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin përkatës, si një pjesë integrale të tij është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Presidenti Begaj shprehu gjithashtu besimin se zotimi i marrë nga palët në Ohër do të respektohet plotësisht, ndërkohë do të gjenden mekanizmat e duhur për ta kthyer këtë dakordësim publik në një marrëveshje të detyrueshme e të zbatueshme për palët ndërkombëtarisht.

Ora 11:06
Kurti mbërrin në Presidencë, pritet nga Bajram Begaj! Do bisedojnë për marrëveshjen me Serbinë

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur në Presidencë për takimin me Bajram Begajn. Në fokus të bisedimeve pritet të jetë marrëveshja me Serbinë.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 27/03/2023 12:48

    Shyqyr qe Ka kuptuar qe duhet ndihma Edhe e Shqiperise.Se para nje viti t'ha qe qeveria e Shqiperise te mos fuse hndet ne ceshtjet e kosoves

    Përgjigju
  • zhani: 27/03/2023 08:04

    Te krijohen associacone per te secilin komunitet ne Kosove me te drejta jo-ekzekutive dhe te barabarta ndermjet tyre. Persa i perket kishes, ka ardhur koha qe Kosova te krijoje Kishen e vet autoqefale Ortodokse.

    Përgjigju
  • Aqifi Himare: 27/03/2023 07:56

    Po pse nuk kerkoni asocacion dhe per shqiptaret ne maqedoni bosnje serbi mal te zi.Europa kurve gjithmone per te gjetur zgjodhje u ka hyre ne hak vetem shqiptareve se ne jemi lepuj e zbythemi menjehere

    Përgjigju
  • arku: 27/03/2023 01:59

    Albini nje njeri i neveritshem qe vjen e i lepihet Rames kur pak kohe me pare ishte kunder tij

    Përgjigju
  • vlonjati: 26/03/2023 22:05

    Rama shkon shume mire me Albinin po qe se Albini pranon çfare kerkon Vuçiç.

    Përgjigju
  • Keli: 26/03/2023 21:40

    Te shpresojme te kemi sa me shume marreveshje per Kosoven

    Përgjigju
  • Soni: 26/03/2023 21:27

    Marreveshje shume e mire per kosoven

    Përgjigju
  • Roni: 26/03/2023 21:26

    Mbeshtetja e duhur per ramen

    Përgjigju
  • Vjollca: 26/03/2023 20:29

    nje dite shume e rendesishme per te dyja shtetet. Urojme qe te kete nje marrveshje mes kosoves dhe serbise

    Përgjigju
  • Gezim: 26/03/2023 20:08

    Marredheniet tona me Kosoven jane shume te mira dhe do te jemi perhere krahe me krahe

    Përgjigju
  • Goni: 26/03/2023 19:57

    Kosova gjithmone e ka pasur dhe do e kete mbeshtetjen tone

    Përgjigju
  • flori: 26/03/2023 19:56

    mos u merr me ramen o kurti,,,mos e mirato asosacionin,,,rama eshte hajdut e nuk do t'ia dije per kosoven e as per askush tjeter,,ai e ka mendjen te na vjedhe parate neve qytetareve te shqiperise.....

    Përgjigju
  • Mondi: 26/03/2023 19:51

    Kosova e ka pasur dhe e ka gjithmone mbeshtetjen e Shqiperise

    Përgjigju
  • Toni: 26/03/2023 19:45

    Shpresojm qe situata midis kosoves dhe serbis te rregullohen,se nga kjo situate asnje nuk po perfiton

    Përgjigju
  • Alisa: 26/03/2023 19:44

    Shqiperia dhe kosova gjithmone do t ejene shume te lidhura me njera tjetren.

    Përgjigju
  • Dori: 26/03/2023 18:33

    Sot Rama thot prita mikun e vecante dhe harron se ky Kurti erdhi nga Kosova per te votuar Saliun ne zgjedhje.Mjer kush ende u beson ktyre plerave

    Përgjigju
  • Bjordi: 26/03/2023 18:08

    Urojme qe midis serbise dhe kosoves te kete nje mareveshje

    Përgjigju
  • Mondi: 26/03/2023 17:52

    Me ane te mareveshjeve te mira qe do te krijoni me njera tjetren do te kete paqe dhe do te jete ne te mire te te dyja vendeve

    Përgjigju
  • Klea: 26/03/2023 17:32

    Si gjtihmone ne mbeshtetje te Kosoves lideri yne

    Përgjigju
  • shoku ramës: 26/03/2023 17:29

    Ne me kishën orthodokse autoqefale greke e kosova me kishën serbe..Mir jemi,në rrugë e shthurur.

    Përgjigju
  • Bilo pilafi: 26/03/2023 17:11

    A te lejohet te konsumosh alkool ne orar zyrtar? Aq me shume ne takime me homologe? Duhet ta pezullojne menjehere.

    Përgjigju
  • Beni: 26/03/2023 16:07

    Sa me shume marreveshje aq me mire eshte

    Përgjigju
  • Joni: 26/03/2023 16:07

    Sa mire qe e mbeshtesni gjithmone kosoven

    Përgjigju
  • Goni: 26/03/2023 14:53

    Kosova gjithmone do ta kete mbeshtetjen tone

    Përgjigju
  • Joni: 26/03/2023 14:53

    Shpresojme qe keto dy shtete te bejne paqe mes tyre

    Përgjigju
  • Eno: 26/03/2023 14:30

    Nuk ka zgjidhje tjeter serbia do ta njoh kosoven

    Përgjigju
  • Ani: 26/03/2023 14:29

    Shpresojm qe kjo histori te mar fund nje here e mire

    Përgjigju
  • Ira: 26/03/2023 14:22

    marrveshja me serbine ndikon ne te gjithe ballkanin. Nje diskutim shum i rendesishem

    Përgjigju
  • Arla: 26/03/2023 14:10

    Kosoves asnjehere nuk ka per ti munguar mbeshtetja e shqiperis

    Përgjigju
  • titi: 26/03/2023 14:07

    ueojcsa .e shuem sukses ne kete takim

    Përgjigju
  • genti: 26/03/2023 13:07

    ky qenka rehat ,o bake nuk kane firmosur asgje ,rrjedhimisht ska arsye pse te respektohet.pritet ngerci i rradhes ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A merr fund kriza në PD me zgjedhjen e kryetarit të ri më 29 korrik?



×

Lajmi i fundit

VIDEO / 3 gola në pjesën e dytë, West Ham mund Fiorentinën në finale dhe fiton Conference League

VIDEO / 3 gola në pjesën e dytë, West Ham mund Fiorentinën në finale dhe fiton Conference League