Zbulohen detaje të reja për rrjetin e prostitucionin, i cili ofronte shërbime seksuale në grup, kundrejt pagesave 50-250 euro.
26-vjeçarja Maria Thanas nga Korça e cila mendohet se ishte një prej drejtuesve të këtij rrjeti, ka qenë edhe më parë e akuzuar për prostitucion.
Thanas është arrestuar në tetor të 2016-së pasi 2 persona po tentonin ta trafikonin atë drejt Gjermanisë. Duke përdorur një taksi, mendohej se 26-vjeçarja do ikte në Gjermani për të ushtruar prostitucioninn dhe u ndalua në pikën kufitare të Morinës.
Gjithashtu ajo dyshohet se ka ushtruar prostitucion edhe për 3 muaj në Milano. Në atë kohë Maria Thanas bashkë me një vajzë tjetër u strehuan në një qendër trajtimi në Tiranë. Ajo u rekrutua nga dy motrat Qama.
Por pavarisht se u ndalua trafikimi i saj drejt Gjermanisë, Maria filloi të krijonte një rrjet të ri në Tiranë. Ajo rekrutonte vajza të reja në vështirësi ekonomike, duke i bindur ato për të ushtruar prostitucion. 25- vjeçarja ka punuar për llogari të 5 personave që kishin krijuar një rrjet prostitucioni në Tiranë, 3 prej të cilëve janë arrestuar tashmë.
Mendohet se Maria bashkë me 38-vjeçaren M.Çela pasi i bindnin vajzat, kontaktonin me drejtuesit e tjerë të grupit të cilët gjenin klientët dhe lënin vendtakimet në hotelet periferike në Tiranë. Disa nga pjestarët e këtij grupi kanë qenë dhe më parë të proceduar për shfrytëzim prostitucioni ndërsa zbulimi i tyre u arrit falë përgjimeve dhe denoncimit të një prindi se vajza e tij shfrytëzohej nga disa trafikant.
Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se klientët e këtij rrjeti kanë qenë disa biznesmenë italianë që ndodhen në Shqipëri, por edhe biznesmen shqiptarë. Në operacionin “Free Time” u arrestuan 6 persona, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO