Vendin e Kejvina Kthellës në emisionin Xing me Ermal Mamaqin do e zerë një vajzë po aq sexy sa ajo.
Bëhet fjalë për 18 vjeçaren Belina Dragoti, e cila është një brune mjaft sensuale me një numër të konsiderueshëm ndjekësish në rrjetet sociale.
Belinda ka konkurruar në disa kompeticione bukurie, ndër to edhe “Miss Universe” ku ishte një nga finalistet pretendente për kurorën e më të bukurës.
Kejvina pohoi pasi u largua se është e vështirë të gjendet dikush për të zëvendësuar atë. Por pavarësisht kësaj vajzat duket se shkonjnë mjaft mirë me njëra-tjetrën. Ato u panë mjaft të afërta në premierën e filmit ‘Dy gishta mjaltë’ ku rolin kryesor e ka ‘shefi’ I tyre, Ermal Mamaqi.