Kushtetuesja nis shqyrtimin e padisë për hartën e re gjyqësore! Avokatët kërkuan shfuqizimin e organizimit të ri gjyqësor

Gjykata Kushtetuese filloi shqyrtimin e ankimit të avokatëve kundër hartës së re gjyqësore e cila hyri në fuqi në muajt e parë të këtij viti duke shkrirë gjykatat e shkallës së parë në 9 qytete dhe duke përqendruar gjykatën e Apelit në Tiranë.

Që në hapje të seancës, kushtetuesja refuzoi kërkesën për ta bërë prokurorinë e përgjithshme palë në proces, ndërsa më herët Komiteti i Helsinkit tha se komenti i këtij institucioni ishte shprehur në vetëm pak reshta

Përfaqësuesi i avokatëve, tha se drafti i hartës së re nuk ishte konsultuar me ta dhe shtoi se at ai qëndrojnë idesë për një apel në Fier, një në Shkodër dhe një në Tiranë. Duke vënë në dukje se harta e re ka cenuar aksesin në drejtësi, ai solli edhe një shembull konkret

Anëtarët e gjykatës kushtetuese i kërkuan përfaqësuesit të palës paditëse nëse kanë bërë përllogaritje të kostove shtesë por si për këtë çështje ashtu edhe për disa pretendime të tjera, pala paditëse theksoi se do përgjigjej me shkrim.

Në seancë ishin prezent edhe KLGJ, KLP dhe përfaqësues të qeverisë, që kundërshtuan pretendimet e avokatëve.

‘Ne kemi siguruar që gjendja e rrugëve dhe transportit publik të jenë në kushte optimale kurdoherë që mund të ketë një bllokim të përkohshëm të sigurojmë aksesin nga një qytet në tjetrin. Nuk ndodh, veç në raste fatkeqësish natyrore që ndonjë rrugë të bllokohet në Shqipëri dhe të bëhet e pakalueshme.’- tha përfaqësuesi i qeverisë.

Kushtetuesja vendosi mbylljen e përballjes së parë, ndërkohë që në seancën e ardhshme do të administrojë përgjigjet me shkrim të palëve në proces.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë