Kushtetuta u ndryshua, Rama ftesë Bashës: Ejani të gjejmë me konsensus formulën për koalicionet

Kushtetuta u ndryshua, Rama ftesë Bashës: Ejani të gjejmë me konsensus formulën për koalicionet

Lulzim Basha i cilësoi maskaradë ndryshimet kushtetuese. Por Edi Rama iu përgjigj duke i bërë ftesë që të vijnë dhe të ulen në këshillin politik për të diskutuar për detajet për % e hapjes së listave dhe formulën e re të koalicioneve në mënyrë që të reflektohen me konsensus në Kodin Zgjedhor.

"LBPD&CO duhet të ulen menjëherë me PS dhe opozitën parlamentare për të punuar për reflektimin në Ligjin Zgjedhor të risive kushtetuese! Ato s'janë më projekt, po pjesë e Ligjit Themeltar të Republikës sonë dhe janë të detyrueshme për të gjithë ne, pa dallim! Prandaj në punë për:  Hapjen e listave dhe mekanizmin ligjor të votimit. Kushtetuta na thotë jo më pak se 2/3 duhet të hapen, po s'na pengon t'i hapim edhe 100%, por me argumenta e me dialog, jo me dokrra e shantazhe, të cilave t'u pijnë lëngun siç ua pinë mandateve të djegura dhe bojkotit zgjedhor! Formulën e grupimit të partive para zgjedhjeve, sipas modeleve të vendeve të OSBE/ODHIR-it, duke diskutuar e përzgjedhur së bashku, jo me emaile tip fletërrufeje dhe me idenë e gabuar se po nuk deshi një palë në rrugë, palët e tjera në parlament duhet të rrinë duarlidhur! Ne nuk ndalemi sepse nuk jemi zgjedhur për t'i shkuar mbrapa atyre që ikin në drejtim të paditur, po për të udhëhequr Shqipërinë e shqiptarët në rrugën e të ardhmes. Në tryezë na ul përgjegjësia ndaj vendit dhe popullit, arsyeja e kultura jonë demokratike, jo dënglat kërcënuese! S'ka kohë për të humbur. Puna duhet të fillojë nesër. Kush nuk vjen në tryezë mbetet jashtë vendimmarrjes. Konsensusi 100% është i mirëseardhur, po asnjë pakicë s'e merr dot peng shumicën kushtetuese tnë këtë proces - vota e sotme duhet të mjaftojë për të mos e provuar prapë" shkruan ai.


Lajmi kryesor:

Kuvendi hapi listat, Basha refuzon ftesën: E ke vendin në burg! Rama: Lëri kërcënimet, hajde të gjejmë me konsensus formulën për koalicionet


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë