BERISHA ALEATEVE TE VEGJEL: UNE BESNIK, NDRYSHE NGA RAMA
Kryeministri duke iu drejtuar partive të vogla u shpreh se mirëkuptonte reagimin e tyre por u premtoi besnikëri të palëkundur atyre me të cilët do fitonte zgjedhjet e 2013. “Dy fjalë për aleatët po të kisha qenë sot në vendin e tyre ju garantoj se do mbaja ligjerata më të forta kundër Edi Ramës dhe Sali Berishës. Por duhet të bëjnë një dallim për të gjithë ata që duan të lexojnë histori dashurie dhe tradhtie si në romane apo novela le të lexojnë historitë e Ramës me aleatët dhe pastaj të kthehen tek besnikëria e Berishës për aleatët"- tha Berisha nga foltorja e Kuvendit.
BERISHA: SOT DITE HISTORIKE, HAJDE TE VOTOJME DHE LIGJIN E HEQJES SE IMUNITETIT
Ora 11: 34 Kryeministri Berisha e cilësoi një ditë të veçantë votimin me konsensus ligjin e zgjedhjeve, “të dalë nga një punë serioze të ekspertëve më të mirë dhe që u jep përgjigje një seri problemesh të evidentuara në testimin e ligjit të mëparshëm i cili ishte 100 % konsensual, por që në dy provat e mëdha, atë të zgjedhjeve të përgjithshme e lokale u evidentuan problematika që duheshin adresuar për tu përsosur.” Berisha këmbënguli se dhe ligji i mëparshëm “ka meritën se prodhoi zgjedhje që plotësuan kriteret kryesore të OSBE/ODIHR dhe nuk pati asnjë provë për manipulim të rezultatit, dhe të numërimit.”
Shprehu mirënjohje për punën e anëtarëve të KQZ “të cilët punuan me ndershmëri që i qëndruan besnik detyrës e ligjit, pavarësisht kushteve të paimagjinueshme të vështira.”
Berisha ftoi opozitën që në këtë kuadër bashkëpunimi të votohet dhe ligji për heqjen e imunitetit brenda muajit korrik. “Ekzistojnë të gjitha kushtet që të ngrihemi në lartësitë tona e ta votojmë brenda muajit korrik ligjin për heqjen e imunitetit”
GJIKNURI: S:ESHTE PERFEKTJA POR E MIRA REALE
Ora 11: 20 PS e shikon miratimin e reformës zgjedhore si “hap pozitiv” drejt synimit të standardeve në zgjedhje. Deputeti socialist, njëkohësisht bashkëkryetar i komisionit të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se ligji zgjedhor që do miratohet sot "nuk ishte perfektja por e mira reale".“Me ndryshimet që bëmë adresuam kritikat më të mëdha. Opoizita nuk i arriti të gjitha që dëshironte, por arritëm të mirat reale, rritëm trasnparencën, forcuam ndëshkimet, kemi siguruar kontrollin në listat e zgjedhësve, rezultati i numëruimit të dalë në kohë. Do insistojmë që ato që kemi shkruar në letër ti mbrojmë.”- tha Gjiknuri nga foltorja e Kuvendit.
MEDIU: VOTOJ KUNDER REFORMES
Ora 11: 10 Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi votën kundër të reformës zgjedhore ai u shpreh skeptik dhe e cilësoi marrëveshjen si e 16-ta në 22 vite “mes PD e PS për të krijuar një monopol nga këta. Reforma duhet të garantojë votën, dhe pjesëmarrjen e qytetarëve. “Asnjë parti përveç PS apo PD nuk u mor në konsideratë për mendimet që u shprehën. 26 partitë nënshkruan deklaratë por nga ana tjetër përcollën dhe propozime konkretete që nuk u dëgjuan asnjëherë. “- tha Mediu nga foltorja e Kuvendit. Mediu shprehu bindjen se me këtë reformë nuk garantohet vota e lirë, dhe nuk janë plotësuar rekomandimet e OSBE- ODIHR. “Kjo reformë e bën votuesin, pronarin, të përndjekurin politik të vogël sepse nuk janë ato që zgjedhin, por drejtimet politike duke e kthyer kuvendin në një institucion të emëruar të përgjegjshëm vetëm përballë përgjegjësit politik. Ky kod nuk garanton elementet bazë, barazinë e votës. Do kërkoja drejtuesve politikë që një herë të vetme të ulen e të gjykojnë në mënyrë racionale që cdo votë të shkojë aty ku e ka hedhur qytetari."- deklaroi Mediu duke u shprehur hapur votën kundër.
REFORMA ZGJEDHORE
Drafti u miratua me konsesus më 11 korrik nga dy forcat më të mëdha politike në vend, PD e PS. Pas shumë debatesh palët politike arritën kompromisin dhe për tre çështjet e mbetura pezull të reformës zgjedhore: riformatimi i KQZ-së, procesi ankimor dhe teknologjia e numërimit të votave në zgjedhjet e ardhshme.
Seanca do të ndiqet dhe ambasadorët e akredituar në Tiranë, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, Aleksandër Arvizu i SHBA-së dhe ai i OSBE-së Wollfarth.
Kodi i ri zgjedhor që pritet të marrë sot votën në parlament do të aplikohet në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013, ndërsa zbatimi i tij do të nisë në shtator me formatimin e KQZ-së. Miratimi i Kodit u përshëndet nga Berisha dhe Rama, ndërsa partitë e vogla shprehën pakënaqësitë e tyre duke e kritikuar këtë hap.
Të vegjëlit theksuan se dy partitë e mëdha nuk morën parasysh kërkesat e tyre duke shtuar se me miratimin e kësaj reforme po planfikohet një komplot tjetër ndaj zgjedhjeve të lira e të ndershme.
(sg/shqiptarja.com)