Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë lë në burg Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe dy tjerë

Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë lë në burg Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe dy tjerë

Erzen Breçani Dedan Gjoni

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish drejtuesit të lartë të policisë, Erzen Braçani dhe ish shefit të krimeve në komisariatin 6 Dedan Gjoni, të cilët kishin kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Po ashtu, në njoftimin e Gjykatës së Lartë thuhet se rekursi nuk i është pranuar as Bujar Ajetit (Gremizi) dhe as Besmir Muratit.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personat nën hetim Bujar Ajeti (Gremizi), Erzeni Breçani, Dedan Gjoni dhe Besmir Murtati, kundër vendimit nr. 87-2024-4 (01), datë 04.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Gjykates se Lartë.

Hetimet e SPAK pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC në nëntor të vitit të kaluar çuan në goditjen e një  grupi kriminal që rezultonte të ishte i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri pjesë e së cilës dyshohen se janë zyrtarë të policisë dhe ish zyrtarë. 

Sipas SPAK, është provuar se anëtarët e grupit kanë trafikuar 931 kg kokainë në katër episode, në Brazil, Holandë dhe Gjermani, por ka dyshime edhe për raste të tjera të trafikimit të drogës nga Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine, në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian. 

Në 20 nëntor Prokuroria e Posaçme lëshoi 11 urdhër-arreste. Nga këto 5 u arrestuan; Erzen Breçani ish kryepolic në Tiranë, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Po ashtu në Spanjë u arrestua Ismail Zeneli, për të cilin kanë nisur procedurat për ekstradim. Në detyrim paraqitje, u caktua për Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit. Në kërkim janë Ervin Mata, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani, të akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine drejt Europës. 

SPAK ka nisur hetimin pasuror për të gjithë anetaret e grupit kriminal, përfshi dhe këngëtaren Elvana Gjata e cila përmendet në dosje për përdorimin e llogarisë së saj nga Ervin Mata me qëllim transferimin e shumave deri në 500 mijë euro. Oficeri Dedan Gjoni akuzohet për sigurim kushtesh për vrasje ndërsa Erzen Brecani për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alexander Kasanof, zëvendësndihmës sekretar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor

Alexander Kasanof, zëvendësndihmës sekretar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor