Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, 5 të plagosur në gjendje të rëndë për jetën (Pamje+Foto)

ELBASAN-Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazh, ku mësohet se janë të plagosur 5 persona, 4 prej tyre jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një grua, bashkëshortja e Shkëlqim Hoxhës, njërit prej drejtuesve të makinave ndodhet në gjendje të rëndë.

Siç shihet edhe në fotot e Shqiptarja.com, dy makina janë përplasur në unazën e Elbasanit, në lagjen Emin Matraxhiu, ku një mjet tip Golf me drejtues 51-vjeçarin Shkëlqim Hoxha është përplasur me një mjet tip Volksëagen, me drejtues 25-vjeçarin, Vilson Dylmishi.

Njoftimi i policisë:

Në unazën Elbasan, në lagjen Emin Matraxhiu, Elbasan, mjeti tip “Golf” me targa AA 280BU , me drejtues shtetasin Sh.H., 51 vjeç, banues në fshatin Mirakë Librazhd, është përpalsur me mjetin tip “Volksëagen” , me targa AA 824 HP, me drejtues shstetasin V. D., 25 vjeç, banues në lagjen “5 Maji’ Elbasan.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere që ndodheshin në këto mjete , të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, ku shtetasja K.H., 49 vjeç , banuese në Librazhd, pasagjere në mjetin me targa AA280BU, ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën