TIRANE - Procedohet nga policia kryetari i PD, Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë të PD dhe LSI që morën pjesë në protestën e opozitës te "Unaza e Re" në datën 23 nëntor, në mbështetje të banorëve të "Astirit". Janë 15 deputetë dhe protestues, kryesisht banorë të "Unazës së Re" që kallëzohen nga policia.
Mes deputetëve të proceduar nga radhët e PD janë Ervin Salianji, Klevis Balliu, Flamur Noka, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Aldo Bumçi dhe Enkelejd Alibeaj.
Burime nga Policia thanë për Report Tv se Lulzim Basha dhe deputetët akuzohen për 3 vepra penale, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit të automjeteve. Ndërkohë në njoftimin e policisë të proceduarit jepen vetëm me iniciale, ndërsa mes tyre ka edhe protestues, kryesisht banorë të zonës së "Astirit", të cilët protestojnë prej 22 ditësh kundër projektit të zgjerimit të "Unazës së Madhe" që prek banesat e tyre.
Pasditen e të premtes së 23 nëntorit, në mbështetje të banorëve të "Unazës së Re" ishin edhe kryetari i PD, Lulzim Basha dhe deputetë të PD dhe LSI. Ata bllokuan për rreth dy orë me radhë qarkullimin e automjeteve në "Unazën e Madhe" duke shkaktuar kaos në trafik. Ndërsa një ditë më parë, në 22 nëntor, banorët e "Astirit" të ndihmuar edhe nga deputetët e PD dhe LSI organizuan një protestë të dhunshme para Kuvendit, nga e cila u lëndua rëndë efektivja e "Shqiponjave" Ina Nuka e cila humbi dy gishta nga shpërthimi i kapsollës.
Prej katër ditësh Lulzim Basha dhe deputetët e PD dhe LSI kanë marrë në dorë "frenat" e protestës së banorëve të "Unazës së Re". Edhe pasditen e kësaj të diele në mbështetje të banorëve ishte kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili paralajmëroi se të hënën opozita do denoncojë me fakte megavjedhjen sipas tij me projektin e zgjerimit të rrugës te "Unaza e Madhe".
Po Klevisini pse nuk e rrasni brenda se ai organizoi sulmin tek parlamneti ku humbi gishat policja e shkrete qe i humbte mendja e kokes ketij deputeti te poshter she shpifes dhe atij vrasesit me pagese qe hodhi llokumet e shperthimit fatkeq,,,
PërgjigjuTan ropt ku ti ket ky legen
PërgjigjuRroqja dhe Arbri kan plotësisht të drejt.Jam dakort me të dy.
PërgjigjuMerrini brenda kadrinjt
PërgjigjuKOMUNSTEVE U HONGSHIN M*N KTO PLEHRA.KTO JANE PA DINE PA IMON JANE PASANIK .JANE ANTI POPULLOR JANE VRASES JANE HAJDUT
PërgjigjuLe të futen në burg këto plehra komunist!
Përgjigju