Lajthitja e Berishës: Parcela
me hashash në fshatin 'Qivrym'

Ish- kryeministri Berisha vazhdon që të publikojë mesazhet nga qytetari dixhital, por këtë herë duket se ka rënë pre e lojës.
 
Temperaturat e larta duket se kanë ndikuar keq tek doktori saqë nuk po verifikon as vendndodhjen e denoncimeve për kultivimin e kanabisit.
 
Sipas tij këtë herë hashashi është mbjellë në oborrin e banesës së kryetarit të komunës së fshatit Qivrym në qytetin Memaliaj.
 
Por përveç emrit qesharak, nga verifikimet nuk rezulton ndonjë fshat me këtë emër. Duket qartë se togfjalëshi i bashkuar ka qenë tendencioz dhe për të vënë në lojë doktorin.
 
Gjithashtu edhe nga fotoja e bërë nga ballkoni i së njëjtës banesë nuk duket asnjë bimë kanabisi. Gafa nuk është kapur as nga disa deputetë dhe simpatizantët e PD që kanë shpërndarë statusin e ish-kryeministrit. 

Ndërsa disa orë më pas ka qene vete Berisha që e ka fshirë emrin e fshatit nga postimi i tij.
Berisha
Statusi i parë i Berishës me emrin e fshatit 'Qivrym'
berisha
Statusi i ndryshuar i Berishës, ka hequr emrin e fshatit 'Qivrym'

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave