‘Lazarati’/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim 5 anëtarët e grupit të zjarrit! Dosja në dorë të GJKKO

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rikthyer për rigjykim në Gjykatën e Posaçme 5 të pandehurit e akuzuar si pjesë e grupit të zjarrit ne Lazarat, të cilët kundërshtuan me armë punonjësit e policisë në operacionin e parë në vitin 2014.

Arbjon Aliko, Gurgaz Skënderi, Alfred Proko, Enrik Skënderin dhe Beqo Brahimajn u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 52 vite burg nga 57 që kërkoi Prokuroria vendim që u la në fuqi edhe nga gjykata e Apelit.

Rekursi në Gjykatën e Lartë u bë nga avokatët mbrojtës të cilët kërkuan pafajësi. Pasi kërkesa u mor në shqyrtim, Gjykata e Lartë ka vendosur ta rikthejë osjen për rigjykim, por këtë herë në Gjykatën e Posaçme. Burime i thanë Report Tv se Gjykata e Lartë mund ta ketë kthyer çështjen për rigjykim për shkelje procedurale, por ende nuk është zbardhur i plotë arsyetimi i gjykatës. 

Gjykata e Krimeve të Rënda dha këto dënime për të akuzuarit
Arbjon Aliko-13 vite burg
Gurgaz Skënderi-11 vite burg
Enrik Skënderi-10 vite burg
Alfred Proko-10 vite burg
Beqo Brahimi-8 vite burg

Vendimi

Trupi Gjykues: Vojsava Kola, Margarita Buhali, Enton Dhimitri

1.   GJ.K.R.T    55302-00869-00-2019    GURGAZ SKËNDERI, ENRIK SKËNDERI, ARBJON ALIKO, ALFRED PROKO, BEQO BRAHIMI    Nenet 236/2,278/4, 333/a/2, 334 K.Penal    ”    Prishjen e vendimit Nr. 42, datë 21.05.2019 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ndërhyrja në Lazarat në 2014

Në qershor të vitit 2014, 1 vit pasi kishte ardhur në pushtet, qeveria “Rama” vendosi të ndërhyjë në Lazarat, fshatin që ishte simboli i kultivimit të drogës në gjithë vendin. Aksioni përfshiu rreth 1 mijë forca policore dhe drejtohej nga Artan Didi, asokohe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe tanimë një ikonë e uniformave blu. Për më shumë se një javë, forcat e policisë kryen kontrolle në gjithë shtëpitë e fshatit duke realizuar kapjen e një sasie rekord droge. Aksioni në Lazarat në vitin 2014 u cilësua si një nga më të suksesshmit, duke i dhënë fund paligjshmërisë që vijonte që prej 20 vitesh në këtë zonë. 

Lajm ne perditesim....

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro