“Ben Qimja” sot përballë gjyqtarëve të Apelit

Në gjykatën e Apelit Vlorë, pritet të zhvillohet sot seanca për caktimin e masës së sigurisë për biznesmenin e Fierit Arben Isufaj. Seanca e parashikuar ditën e sotme ka marrë spunto nga kërkesa e prokurorisë për ndryshimin e masës nga “arrest shtëpie” në “arrest në burg” pasi sipas akuzës Isufaj është në proces gjyqësor mpër ekstradimin e mtij në shtetin Italian.

Lidhur me mënyrën e lirimit të Arben mIsufaj, ka reaguar pak ditë më parë dhe Prokuroria e Përgjithshme, e cila nëpërmjet një deklarate zyrtare denoncoi vendimet gjyqësore, duke i kërkuar ministrisë së Drejtësisë dhe KLD që të merrnin mmasa për verifikimin e disa vendimeve që kanë sjellë lirimin e Arben Isufaj, arratisjen e Arben Gropës dhe lirimin tjetër të Erjon Sadikaj, duke sjellë dështimin e të tre ekstradimeve.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti