TIRANE- Faqja online e Gjykatës së Apelit është sulmuar nga disa hakera me emrin “CyberHack Al”.

Në mesazhin e tyre ata shprehen se Kosova është Shqipëri dhe kundërshtojnë Greqinë, Malin e Zi dhe të gjitha qeveritë anti-shqiptare.
 
“Kosova është Shqipëri, Shqipëria është Iliri dhe në jemi luftëtarët e botës”, janë këto disa nga fjalët e hakuesve.
 
Ndërsa faqja e Gjykatës së Apelit prej disa minutash është jashtë funksionit duke mos i lejuar asnjë përdoruesi të marrë informacionet që kërkon.

hakerat

hakerat

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com