“Liruan” Ben Qimen e Sadikajn, KLD: 
Verifkojmë ligjshmërinë e vendimeve 

“Liruan” Ben Qimen e Sadikajn, KLD: <br />Verifkojmë ligjshmërinë e vendimeve 
TIRANE - Këshilli i Lartë i Drejtësisë thotë se dy gjyqtarët, Igerta Hysi dhe Laurent Fucia të cilët kanë lënë në “arrest shtëpie” për Arben Qimen dhe Erjon Sadikajn, duke i hapur rrugë arratisjes së tyre nga drejtësia, do të verifikohen për mosrespektim formal të ligjit.
 
Sakaq, për 3 gjyqtarët e tjerë, Alma Liçaj, Gjinofeva Gaba dhe Skënder Damini KLD thotë se ata janë inspektuar nga Ministria e Drejtësinë në Mars të 2014-ës dhe do të trajtohet prej MD-së me qëllim shmangien e dublimit të verifikimit.
 
Për vendimet e dhënë nga këta gjyqtarë për persona të akuzuar për krime të rënda, konkretisht Arben Gropën, Arben Isufajn (Ben Qimja) dhe Erjon Sadikajn, prokuroria i kërkoi KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë që t’i verikojnë pasi sipas organit të akuzës janë të pabazuara në ligj dhe prova.
 
Konkretisht KLD sqaron:
1. Prokurori i Përgjithshëm ka paraqitur në KLD ankesën nr. 2645 prot., datë 30.07.2014, me anë të së cilës ngre pretendime për mosrespektim formal të ligjit nga gjyqtarja I.H në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier në dhënien e një vendimi në procedurën e ekstradimit të shtetasit shqiptar A.I. drejt Republikës së Italisë. Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të “pjesëmarrjes në organizatën kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Sipas ankesës së Prokurorit të Përgjithshëm, për shkak të vendimeve gjyqësore të dhëna, ky shtetas është liruar nga arresti në burg.

Pas shqyrtimit paraprak të kësaj ankese nga Inspektorati i KLD-së është konkluduar se ankesa duhet të verifikohet për mosrespektim formal të ligjit nga gjyqtarja I.H. Gjithashtu, është vlerësuar të njoftohet Ministria e Drejtësisë për këtë verifikim, me qëllim shmangien e dublimit të verifikimit.

2. Prokurori i Përgjithshëm ka paraqitur në KLD ankesën me nr. 2646 prot., datë 30.07.2014, me anë të së cilës ngre pretendime për mosrespektim formal të ligjit nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë në dhënien e dy vendimeve të ndryshme gjyqësore, një prej të cilëve i përket gjyqtarit L.F. Konkretisht pretendohet se vendimet lidhen me shtetasin shqiptar E.S, i arrestuar më 30.04.2012 nga policia e shtetit, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për veprat penale të “pjesëmarrjes në organizatë kriminale” dhe të “trafikimit të lëndëve narkotike”. Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi në vitin 2014 ka filluar edhe procedimi penal në Republikën e Shqipërisë për veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike të parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal dhe të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” të parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal. Sipas ankesës së Prokurorit të Përgjithshëm, për shkak të vendimeve gjyqësore të dhëna, ky shtetas është liruar.

Pas shqyrtimit paraprak të kësaj ankese nga Inspektorati i KLD-së është konkluduar se ankesa duhet të verifikohet për mosrespektim formal të ligjit lidhur me procedimin penal ndaj tij për veprat penale të kryera në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu, është vlerësuar të njoftohet Ministria e Drejtësisë për këtë verifikim, me qëllim shmangien e dublimit të verifikimit.

3. Prokurori i Përgjithshëm ka paraqitur në KLD ankesën nr. 2659 prot., datë 31.07.2014, me anë të së cilës ngre pretendime për mosrespektim formal të ligjit nga gjyqtarët A.L, Gj.G dhe S.D në Gjykatën e Apelit Vlorë në dhënien e një vendimi në procedurën e ekstradimit të shtetasit shqiptar V.Z (alias A.G.) drejt Republikës së Italisë. Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprat penale të “prostitucionit dhe të pjesëmarrjes në organizatën kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Sipas ankesës së Prokurorit të Përgjithshëm, për shkak të vendimeve gjyqësore të dhëna, ky shtetas është liruar nga arresti në burg.

Gjatë shqyrtimit paraprak të kësaj ankese nga Inspektorati i KLD-së është konstatuar se ky rast është inspektuar nga Ministria e Drejtësisë në mars 2014, fakt i cili është bërë publik edhe në media. Për pasojë, është konkluduar se ankesa duhet t’i përcillet për trajtim Ministrisë së Drejtësisë me qëllim shmangien e dublimit të verifikimit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë