“Pure furre me kimë” & “Pjepër i
mbushur me fruta” në Rreze Dielli
“Pure furre me kimë” dhe “Pjepër i mbushur me fruta” kanë qenë dy pjatat e përgatitura me fantazi në emisionin Rreze Dielli. Si gjithmonë Zonja Tefta ka zgjedhur dy gatime të shijshme dhe praktike për
“Pure furre me kimë” dhe “Pjepër i mbushur me fruta” kanë qenë dy pjatat e përgatitura me fantazi në emisionin Rreze Dielli.
Si gjithmonë Zonja Tefta ka zgjedhur dy gatime të shijshme dhe praktike për shikuesit e kësaj rubrike të përditshme.
Kudret Lika, i cili ka vijuar ditën e dytë të gatimit ka vëzhguar me vëmendje zonjën Tefta gjatë përgatitjes së recetave, ndërkohë që duhet të memorizojë përbërësit.
Nga e hëna deri të enjten nxënësi Lika duhet të ndjekë këshillat e zonjës Tefta, pasi të premten do të realizojë i vetëm dy recetat e përzgjedhura.
Kudreti do të vihet në provë për njohuritë e mara gjatë javës dhe do të vlerësohet nga juria.
Do të jetë një mësuese një shef kuzhine dhe zonja Tefta, të cilët në bazë të kritereve të përcaktuara do të vlerësojnë me pikë punën e nxënësit të shkollës së mesme të Hoteleri-Turizmit.
Ai duhet të realizojë dy gatimet brenda një afati kohor të përcaktuar.
Ky konkurs do të sjellë çdo javë një konkurrent të ri, deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në muajin qershor.
Në fund të çdo jave nxënësit do të pajisen me një certifikatë dhe një dhuratë me pajisje elektroshtëpiake.
Më pas do të jetë nxënësi i cili ka grumbulluar më shumë pikë gjatë javëve të konkursit, i cili do të shpallet fitues.
Receta e parë, Pure furre me kimëPërbërësit:Mish i girrë 700 gr
Qepë 500 gr
Pure domate 400 gr
Patate 1.5 kg
Qumësht 180 ml
Gjalp 70 gr
Vezë 2
Erëza
Kripë Piper
Vaj ulliri Altis
Receta e dytë, Pjepër i mbushur me fruta Përbërësit:Pjepër 1
Qershi 500 gr
Sheqer pluhur
Ajkë qumështi 200 ml
Vezë 2 të verdha
Limon 1
Mjaltë 3 lugë gjelle.
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
136/5
Sondazhi i ditës:
A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?
-
Po
83.6%
-
Jo
12.6%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 2875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Gëzimi i të kënduarit’ Historia e Besmirit dhe Luanit, dy personave me vështirësi në shikim
25 Tetor, 22:56
-
'Qeveria e ka kthyer Shqipërinë në vendin më të varfër në Europë', Basha: Programi ynë lufton korrupsionin
25 Tetor, 22:44
-
Për herë të parë në 36 vjet, Washington Post nuk do të mbështesë askënd për president në SHBA
25 Tetor, 22:31
-
Arrestimi i Ilir Metës, reagimi i parë nga Kosova, Lutfi Haziri: Drejtësia duhet të thotë fjalën e vet
25 Tetor, 22:30
-
Autostrada Tiranë-Durrës me 4 korsi në secilin drejtim, nis puna për gërmimin e trupit të rrugës (Foto)
25 Tetor, 22:16
-
'Ku janë shqiponjat!' Rama fton shqiptarët e Amerikës në takimin e nesërm, priten të jenë mbi 2 mijë pjesëmarrës! Ja ku do të mbahet
25 Tetor, 21:52
-
Korea e Veriut dërgoi ushtarë në Rusi, NATO ka vetëm 2 mundësi reagimi
25 Tetor, 21:30
-
A është ky një konfirmim për ndarje nga Romeo? Heidi Baci lë emisionin dhe ikën në Itali
25 Tetor, 21:29
-
Austri, nesër nis kampionati i skive, Shqipëria përfaqësohet nga Lara Colturi! Toçi: Nesër nis aventura, duhet me patjetër të futemi në top 30
25 Tetor, 21:22
-
6000 m, si e ula avionin me motorr të fikur! 11 minuta me vdekjen pranë! Bilal Sina, Esencë-Report Tv
25 Tetor, 21:21
-
Aplikimi për dokumentet e identifikimit, emigrantët shqiptarë tashmë mund të zgjedhin nëse duan pasaportë biometrike apo kartë ID
25 Tetor, 21:15
-
Sondazhi i ri: Harris, Trump me mbështetje të barabartë për votën popullore
25 Tetor, 21:10