Varret masive të emigrantëve që mbaheshin për shpërblime nëpër kampe nga trafikantët, të cilat u zbuluan në  në zonat e pyllëzuara në jug të Tajlandës, tregojnë edhe njëherë dramën e përjetuar të emigrantëve të cilët largohen nga vendet e tyre nga varfëria, dhuna dhe diskriminimi, raporton Anadolu Agency (AA).

Një pjesë e madhe e emigrantëve të cilët duke u larguar nga varfëria dhe dhuna, bien në duart e trafikantëve gjatë udhëtimit të shpresës për shpëtim, në këtë rrugë pas vështirësive të mëdha që ato hasin ose vdesin ose përfundojnë duke u shitur si skllav.

Një ndërmjetës malajzian i cili ka folur për gazetën "The Daily Star" e botuar në Bangladesh me kusht ruajtjen e anonimatit, tha se qytetarët e Bangladeshit që dëshirojnë të gjejnë një punë në vendet e tjera iu paguajnë trafikantëve afërsisht 3 mijë deri në 6 mijë euro për person.

Sipas lajmit i cili u publikua pas tre muajsh kërkimesh të gazetës i cili paraqet para syve situatën e "skllavërisë moderne" dhe atë të trafikimit nga Bangladeshi në Malajzi, mësohet se emigrantët të cilët nuk mund të paguajnë paratë fillimisht mbahen në baraka të improvizuara. Disa emigrantëve pasi iu merren të gjitha gjërat duke përfshirë edhe këpucët ata lidhen nga duart dhe këmbët. Më pas emigrantët vendosen nëpër varka të peshkatarëve dhe pas një udhëtimi prej 12 orësh ata transferohen në anijet e mallrave në ujërat e Bangladeshit. Emigrantët më pas dërgohen në Tajlandë me dy anije të cilat nisen nga ishulli St. Martin, 32 kilometra në juglindje të Bangladeshit. Anijet brenda vitit në periudhën mes muajit qershor dhe shtator në periudhën klimaterike Muson nuk kryejnë udhëtime.

Emigrantët të cilët janë nisur në udhëtimin e shpresës, pas një udhëtimi të vështirë në depot e anijeve të mallrave arrijnë në Tajlandë. Pas këtij udhëtimi shumë të rëndë i cili zgjat me ditë, trafikantët i dërgojnë emigrantët në zonën e pyllëzuar në jug të Tajlandës duke i mbajtur të burgosur nëpër kampet të cilat për emigrantët kanë cilësinë e "çastit vendimtar" për to.

Trafikantët këtë herë për të blerë për herë të dytë shpresat e emigrantëve, kontaktojnë familjarët e tyre duke iu kërkuar atyre shpërblim dhe nëse familjarët nuk e paguajnë këtë çmim atëherë "udhëtarët e shpresës" ose vriten ose shiten si skllevër në Tajlandë dhe në Malajzi. Emigrantët qëndrojnë me muaj madje edhe me vite deri sa të paguajnë këtë çmim. Gjithashtu emigrantët gjatë qëndrimit të tyre në këto kampe  jetojnë në kushte shumë të vështira, të uritur dhe të etur dhe shpeshherë dhunohen.

Në këtë udhëtim mes vdekjes dhe shpresës veçanërisht muslimanët Arakan (Rohingya) cilësohen si "pre e lehtë".

Redaksia Online
(xh.k/sqhiptarja.com)