Mjeku Pëllumb Pipero ka diskutuar në lidhje me lehtësimin e masave të paralajmëruara nga kryeministri Rama pas 4 majit, duke thënë se ecuria e deritanishme e epidemisë e lejon lirimin e masave shtrënguese. Në një lidhje skype në "Repolitix", Pipero tha se ritmi i transmetimit të virusit ka qenë i ulët në vendin tonë, ndoshta nën 2 dhe kurba e qëndrueshme dhe me ulje graduale mundëson lehtësimin e masave edhe hapjen e bizneseve por gjithmonë duke qenë vigjilentë që të mos lejohet krijimi i vatrave të reja të infeksionit. Megjithatë mjeku Pipero tha se për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, kufizimi i daljeve duhet të jetë më i zgjatur në kohë.
"Pas çdo rasti të konfirmuar përfshihen 10 apo 15 raste të tjera të pakonfirmuara ku pjesa më e madhe as nuk ka simptoma. Ritmi i transmetimit të virusit ka qenë i ulët në vendin tonë, ndoshta nën 2 dhe për këtë kurba ka qenë e zbutur dhe pas prillit do të ketë zbritje të qëndrueshme. Kryeministri që nga fillimi i epidemisë ka folur me gjuhën e ekspertëve të shëndetësisë dhe jo të politikanit, unë kam thënë që mesi i majit do të na gjejë më të lirë. Jam përkrahës i lehtësimit gradual në proporcion me epideminë dhe kjo ecuri e epidemisë deri tani e lejon kryeministrin të marrë këto masa. Besoj se gjysma e majit do të na gjeje edhe më të lehtësuar nga sa tha kryeministri. Nuk duhet ta humbim në asnjë moment vigjilencën dhe për të gjurmuar çdo rast të dyshimtë për të parandaluar krijimin e vatrave të reja. Është ende e nevojshme që të moshuarit dhe të sëmurët kronikë të jenë më të kufizuar përtej 4 majit me të tjerët dhe kufizimi i tyre të jetë dhe për një kohë pak më të gjatë e kufizuar dhe të jemi të kujdesshëm. Do të nisim fazën e dytë të epidemisë që është pak më e gjatë dhe pak më e zbutur. Pas majit rastet do të jenë sporadike dhe do lejojë lehtësimin e masave", tha Pipero
Në lidhje me rastet në Kurbin dhe Krujë, Pipero tha se kjo ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të masave në fasoneri. Ai tha se dy persona nga një familje ishin të prekur me COVID-19 dhe të dy punonin në fasoneri të ndryshme që shkaktoi dhe krijimin e vatrës së re, por që dhe ajo është drejt izolimit dhe në ditët në vijim sipas Piperos do të ketë reduktim të numrit të të infektuarve.
"Është një trend i qëndrueshëm i epidemisë jo vetëm në Tiranë por gjithë Shqipërinë, përjashtuar Krujën dhe Kurbinin. Ecuria e epidemisë është e qetë, në ulje graduale por domethënëse. Në Krujë dhe Kurbin u takon epidemiologëve që të studiojnë rastet, por do të thoja që për mua është një mosrespektim masash në ndërmarrjet e fasonerive edhe pse mund të punonin me një numër të kufizuar personash. Nuk është ruajtur distanca, nuk janë ajrosur mjediset e brendshme. Kanë qenë dy persona të të njëjtës familje, që punonin në dy ndërmarrje të ndryshëm që kanë përhapur virusin. Është një vatër që është nën masa të rrepta për ta kufizuar dhe në ditët në vazhdim edhe këtu rastet do të vijnë duke u ulur.", tha Pipero
Në lidhje me pushimet verore nëse do të ketë të tilla për këtë sezon, mjeku Piperi shprehet optimist se turizmi vendas do të jetë maksimal dhe se plazhet do të shijohen, por gjithmonë duke pasur kujdes dhe respektimin e disa protokolleve që do të vendosen për të parandaluar rrezikun e krijimit të vatrave të reja me koronavirus.
"Jam optimist se do të jemi të lirshëm për të shijuar pushimet, nuk e di sa do hapen kufijtë pasi kjo nuk varet vetëm nga ne, por turizmi vendas do të jetë maksimalisht i angazhuar duke ruajtur disa norma të rëndësishme të shmangies apo kujdesit për të mos lejuar përhapjen e virusit. Ndoshta mund të lind nevoja e një pasaporte shëndetësore, por kam bindjen se plazhet tona ne do i shijojmë këtë vit duke pasur pak më shumë kujdes", tha Pipero
Vetë kryeministri Rama tha më herët se brenda mesit të muajit maj do të fillojmë të mendojmë për turizmin duke parë edhe gjendjen në vendet e tjera lidhur me situatën nga COVID-i. Ndërsa ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha në një intervistë për Report TV se fokusi këtë vit do të jetë turizmi vendas
Meduket kytyre Eksperteve qe e heqin vehten meshume se nje shkectar,si Doktor Pipero u kangelur mendja tek kufizimet e pensjonisteve.Athia qe pensjonistet qenkin e keqa me e madhe e virusit.Nuk jae pernsjonistet zt .Pipero qe vejne ne Pape,disqe e kabore,qe mund te marin molusqet e koronoviruesit me vehte dhe ti perhapin.Me vjen keq kur flet nje mjek dhe jep keshilla tilla,qe pensjonistet te qendrojne te mbyllur ne karantine.Pensjonistet qe gezojne shendet te plote duhet te levizin vehtem keshtu mund tju zgjatet jeta.Nuk e di nese i ke prinderit ,ikam njohur ishin shum te mirei ne kohen qe banonin ne Vore.Nerase mendoni per pensjonistet dhe qytetaret e ketije vendi qe pagujme taksat rregullisht,rritni cileline e sherbimit ne mjekesi,nezonat urbane dhe Ruale,se keshtu liftohet epidemija dhe jo duke i mbyllur njerzit ne shtepi rregjim stallore.Mjekesija te gjurmoje epidemine te veje stje kujane njerzit.Eke njohur mire besoje kohen e meperparshme qe njerzit rrinin ne ajer te pastert dhe skishte epidemi tilla..Jepni meshum shprese e kurajo njerzeve pertaluftuar epidemin me vehtndergjegjesimi dhe jo me izolim!
Përgjigju