Leja false e afrikanit që u pajis me shtetësi nga Meta si hero për 8 orë, si riprodhuan firmat, emrat e vula, komprometohet Klubi Tirana

Futbollisti Cobbina dhe presidenti Ilir Meta

TIRANË- Emri i futbollistit afrikan të Tiranës, Winnful Essua Joseph Cobbina, është shndërruar tashmë në simbol të skandalit të Presidentit Ilir Meta, me dhënien e 419 nënshtetësive shqiptare në shkelje flagrante të ligjit, procedurave dhe protokolleve të sigurisë, me alibinë e interesit kombëtar. Ndërsa Cobbina priste dënimin si falsifikator i lejes së qëndrimit në Shqipëri që në 1 tetor 2019, Presidenti Ilir Meta, me një akt të paprecedentë dhe vetëm brenda 8 orëve, në 28 shtator 2020 ka firmosur dhënin e e shtetësisë shqiptare afrikanit, në emër të interesit kombëtar. Shqiptarja.com sjell sot lejen false të Cobbina si dhe konkluzionet e ekspertizës së ekspertit kriminalist, Elvis Mako.

Sipas Makos, vula dhe firma në lejen qëndrimit të Cobbina janë prodhuar në fotokopje, ndërsa është vendosur një fotografi e futbollistit. Në leje është vendosur një numër pasaporte, i cili i përket shtetasit ganez Junior Yunus Sentamu. Ky i fundit ka qenë një futbollist i Klubit të Tiranës, ndërsa nga fundi i vitit 2019, nuk ka një klub përkatës. Ky fakt komprometon rëndë Klubin e Tiranës, duke krijuar dyshime të forta për implikim.

Siç duket, leja mban vulën e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Tiranë si dhe nënshkrimin e drejtorit Vesel Kalaja, që të dyja të fotokopjuara.  Leja e qëndrimit është lëshuar në 15 dhjetor 2018 dhe ishte e vlefshme deri 15 shkurt 2019, ndërkohë që Cobbina është kapur nga policia e Rinasit me dokumentin false në 6 qershor 2019, teksa futbollisti po udhëtonte nga Rinasi drejt Turqisë.

“Dokumenti ‘Leje qëndrimi për të huajit’, shqiptare, me nr. 138564 në emër të shtetasit Ëinnful Essua Joseph Cobbina, objekt ekspertimi, është riprodhuar me aë të makinave fotokopjuese me ngjyra. Dy shenjat e vulave, në formë rrethore në emër të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, të ndodhura në dokumentin e sipërcituar objekt ekspertimi, nuk janë përfituar me bojë të njomë drejtpërdrejtë mbi sipërfaqen e letrës nga lënia e klisheve përkatëse të tyre, por janë përftuar në dokumentin objekt nëpërmjet riprodhimit me anë të makinave fotokopjuese me ngjyra. Nënshkrimi (emër, mbiemër, firmë) në emër të shtetasit Vesel Kalaja, i ndodhur në dokumentin e sipërcituar objekt ekspertimi, nuk paraqiten me bojë të njommë, për është përfituar në dokumentin objekt, nëpërmjet riprodhimit me anë të makinave fotokopjuese me ngjyra”, thuhet në dokument.

Ekspertimi kriminalistik ka bindur prokurorin e Tiranës, Adriano Dyrmishin, që të marrë të pandehur futbollistin e Tiranës, me akuzën se ka konsumuar plotësisht veprën penale të ‘Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve’, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal”, për të cilën parashikohet deri në 5 vite burg. Prokurori e ka referuar dosjen për gjykim në gjykatë në 1 tetor 2019.

Prokuroria nuk ka arritur të identifikojë personat që kanë marrë pjesë në falsifikimin e dokumentit. Cobbina ka dëshmuar se lejen ia ka dhënë një person i rëndësishëm që ndiqte ndeshjet e tij nga stadiumi. Edhe pse është takuar me të dhe ka udhëtuar, futbollisti ka pohuar se nuk e mban mend këtë person. Sot u zhvilluar seanca e parë gjyqësore për Cobbina, ndërsa seanca e radhës do të mbahet në 10 nëntor. 

Ndërsa Cobbina ishte nën akuzë që në tetor të vitit 2019, Presidenti Ilir Meta, në datën 28 shtator 2020, me dekret me numër nr. 11747, i dha nënshtetësinë brenda 8 orëve nga protokollimi i kërkesës, duke u implikuar në një mashtrim të Klubit Tirana ndaj UEFA.

Shkresa e Klubit Tirana u dërgua me postë dhe pas tre ditësh protokollohet nga Presidenca në datën 28 shtator 2020, me numër protokolli 3263. Po atë ditë, në kohë rekord, Ilir Meta ka firmosur dhënien e shtetësisë, në emër të interesit kombëtar.

“Të përfaqësosh një ekip kampion apo çdo ekip të Shqipërisë në arenën kombëtare është në interes edhe kombëtar dhe publik”, tha Meta tre ditë më parë.

Në dekretin e firmosur nga Meta theksohet se kërkesa për marrjen e nënshtetësisë është bërë nga futbollisti. Por, nga verifikimet rezulton se kërkesa ishte bërë nga presidenti i Klubit Tirana, Refik Halili, në datën 25 shtator. Halili i kërkon Ilir Metës dhënien e shtetësisë me urgjencë futbollistit, për të luajtur ndeshjet në kuadër të Europe League, sidomos kundër ‘Young Boys’ në Zvicër, në 1 tetor 2020. Sipas rregullores së UEFA-s, klubet e futbollit që marrin pjesë në Eurove League, nuk duhet të kenë më shumë se sa 5 lojtarë të huaj.

Pas publikimit të kësaj shkrese nga Shqiptare.com, Meta dha një tjetër version nga çka ka shënuar në dekret, duke pranuar se shkresa është bërë nga Refik Halili.

Duke u ndaluar tek interesi kombëtar në dhënien e shtetësisë futbollistit, Meta tha tre ditë më parë se “kjo është sqaruar shumë qartë edhe nga drejtuesit e klubit dhe federatës të cilët kanë bërë këtë kërkesë urgjente për presidentin  para ndeshjes me Zvicrën. Presidenti ka respektuar ligjin në mënyrën më strikte”.

Meta e ka firmosur dhënien e shtetësisë pa zbatuar protokollet e sigurisë, parashikuar në pikën 6 të nenit 9, të ligjit për shtetësinë, në të cilin është zbatuar dekreti. Presidenti Meta ka deklaruar publikisht se Cobbina është verifikuar, por pa shpjeguar se si mund të jetë realizuar ky proces për disa orë, kur në praktikë duhen disa muaj. Shqiptarja.com i është drejtuar me një shkresë Shërbimit Informativ Shtetëror në lidhje me këtë rast, ndërsa nuk ka ende një përgjigje.

Po në emër të interesit kombëtar, Ilir Meta ka dhënë me kokën e tij edhe 419 nënshtetësi të tilla në tre vite, kur paraardhësit e tij, gjatë 10 viteve, kanë dhënë vetëm 76 nënshtetësi të veçanta, në shmangie të ligjit. Për këtë çështje është vënë në lëvizje Komisioni i Sigurisë Kombëtare, ndërsa pritet të ngrejë një grup hetimor.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se kolaudimi i automjeteve në shtet do të sjellë përmirësim të shërbimit dhe sigurisë?

Komento

Komente

  • Kristian Boci: 29/10/2020 22:26

    Me vjen keq qe harruam shpejt sa kemi vuajt dyerve te policive te botes per nje leje qendrimi. Si do qe te jete ky njeri eshte sportist dhe asgje te keqe sna sjell ne kete vend. Gjynah te behet kaq e madhe dhe te marre nje denim per nje vule fallso. I uroj fat si nje sportist i KF Tirana dhe per talentin qe ka ne fushe!

    Përgjigju
  • Ali: 29/10/2020 20:31

    Si gjithmonë. (i zi për të zi) se mos kiptojnë shqiptarët dhe të zezë e beri Likja.. mere me mend ca behet ne ate vend..

    Përgjigju
  • Dhelpriu: 29/10/2020 20:14

    Ore po ckeni që i bini ne qafe presidentit, po ai me këtë rast i bëri nder futbollistit i bëri nder dhe Monikës, ku e dini ju si e ka hallin presidenti... Monika e tha vet që unë me Metën nuk flas fare mund të rrimë dhe një muaj pa u takuar...

    Përgjigju
  • Poli: 29/10/2020 19:30

    Hetimet i paska mbyllur prokurori ne 2019. Dhe pas nje viti e coka ne gjykim. Interesante. Gjasme materialet e dosjes hetimore jane sekret hetimor. Kemi degjuar sa e sa police jane marre ne qafe per kete pune si kriminele pse kane bere nga nje foto e dhene medias. Ketu del gjithe dosja dhe spjerdh njeri. Konspiracion qafsha babagjyshin. Prej nje viti afrikani neper zyrat e prokurorise dhe i cojne kerkese presidentit per shtetesi. Pa pa pa pa sa keq ia kane futur Metes, sa krahu. Me keq se videot e Priftit. Mgjt dora nga prapa skenes duhet te jete e njejta.

    Përgjigju
  • gezimi: 29/10/2020 18:50

    sa shqiptar kane marre shtetesine britanike duke mashtruar? shteti nuk ua heq te gjitheve. T’i lehet shtetesi shqiptare por te hwtohet presidenti

    Përgjigju
  • xxx: 29/10/2020 18:24

    Ti merret pasaporta dhe te marri denim sipas ligjit

    Përgjigju
    • Leon: 30/10/2020 06:57

      O. Xxx ‘;;;ishalla ti vejne edhe nje here vizat dhe ta kuptosh,dole ti me drejtesi “ti hiqet passaporta”. Ti nje i pa buke deri dje. —-

  • BENI: 29/10/2020 18:08

    TANI JEPINI METES SHTETESINE E AFRIKANIT DHE DERGOJENI KETE QEN BASHKE ME FAMILJEN NE AFRIKE....

    Përgjigju
  • Zidani: 29/10/2020 18:00

    Ore merrni mbrapsht pashaporten se lat nam,ai letra fallco ky i jep nenshtetsin

    Përgjigju
  • DARDANET kuq e zi.: 29/10/2020 17:53

    Futeni brenda kete President ku ka gjithe te keqijat se na qelbi si kombe

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Fjala përmbyllëse në Ministerialin e OSBE/ Rama: Shqipëria si kryesuese, edhe pse pa eksperiencë në këto nivele të diplomacisë botërore ia doli me sukses