Letra e Tahirit fut në "kurth" PD-në
Strazimi dy gafa brenda 24 orëve

Letra e Tahirit fut në Strazimi dy gafa brenda 24 orëve">
Deputeti Genti Strazimiri ben gafe e dyte ne daljet publike brenda 24 oreve, pas krahasimit te Remzi Hoxhën me viktimat e komunizmit. Konferenca e tij per shtyp te premten merr shkas nga nje leter qe Ministri I brendshem Sajmir Tahiri i ka derguar Presidentit Nishani, ku i ankohej per dhjetra gjyqtarë, të cilët i përmendte me emra dhe evidentonte edhe shkeljet që bëheshin.

Strazimiri ne kete dalje publike akuzon ministrin Tahirin, se përse në këtë listë nuk përmendeshin edhe gjyqtari që liroi Arben Frrokun, Prengën etj. Por Strazimiri harron qe letra qe ai i referohet i perket dates 18 prill 2014, te publikuar tek Shqiptarja.com.

"Në listën në fjalë, nuk permenden prokuroret, gjyqtarët dhe oficerët e policisë gjyqësore që çmontuan procesin ndaj deputetit të radhes në listën e “rilindjes”, Arben Frroku; As gjyqtarët e “lartë”, prokurorët e oficerët e policisë gjyqësore që “bënë mrekullinë” dhe liruan deputetin tjeter “rilindas” Armando Prenga, ndërkohe që mbajnë në burg viktimat e tij me plumbat ende ne trup", shprehet Strazimiri.

Ne kete leter te vitit 2014, Tahiri i kerkonte presidentit marrjen e masave, per gjyqtaret qe kishin shkelur procedurat duke nxjerre nga burgu kriminele te arrestuar nga policia. Mjafton një kërkim në Google dhe letra vertetohet qe eshte e vitit 2014. Kjo është gafa e dytë brenda një kohe të shkurtër nga ana e PD-së.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)