'Lëvizje të pakontrolluara të këmbëve', Vladimir Putin në gjendje të rënduar shëndetësore, 'përpëlitet' në karrige! (VIDEO)

'Lëvizje të pakontrolluara të këmbëve', Vladimir Putin në gjendje të rënduar shëndetësore, 'përpëlitet' në karrige! (VIDEO)

Vladimir Putin

Vladimir Putin ka zhvilluar një takim me nxënësit e shkollave fillore në Kaliningrad, ku dukej në një gjendje të rënduar shëndetësore.

Sikurse i është bërë zakon, lideri rus u kap pas karriges për t'u mbështetur ku 'përpëlitej' dhe shtrëngonte këmbët të cilat i lëviznin në mënyrë të pa kontrolluar.

'Një paranojak' për gjendjen e tij shëndetësore dhe i frikësuar nga Covid aq sa kishte urdhëruar secilin prej nxënësve të karantinohej për dy javë përpara se të zhvillonte takimin.

Gjatë tubimit, Putin u foli fëmijëve të vegjël për rëndësinë e mësimit të një versioni të historisë të miratuar nga Kremlini dhe iu referua Ukrainës si një ‘enklavë anti-ruse’.

"Ukraina është një "enklavë anti-ruse", eliminimi i së cilës është një nga qëllimet e luftës që Rusia filloi më shumë se gjashtë muaj më parë. Kjo është arsyeja pse njerëzit tanë po luftojnë atje. Ne po mbrojmë si banorët e Donbass ashtu edhe vetë Rusinë ", raportohet të ketë thënë  ndër të tjerash presidenti rus Vladimir Putin para disa nxënësve. 

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë